‘Babai u bë një ëngjëll në parajsë’, ndërron jetë aktori i njohur i filmave shqiptarë

TIRANË- “U bë një ëngjëll në parajsë”,  fëmijët japin kështu lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në moshën 73-vjeçare të  aktorit të teatrit dhe kinematografisë Pandi Siku, që jetonte prej dy dekadash në SHBA. Artisti është shuar pas betejës një sëmundje të rëndë. Karriera e tij nis një gjysmë shekulli më parë, kur Siku iu bashkua Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretoi një sërë rolesh si Adlini në “Lumi i vdekur”, Arjani tek “Jeta e tjetrit”, Kostandini në “Kush e solli Doruntinën”e të tjerë.

Paralelisht me teatrin nis edhe debutimi i tij në kineamtografi, ku përzgjidhet si protagonisti tek “Brazdat” i regjisorit Kristaq Dhamo, më pas luan një sërë karakteresh në filma të tjerë të suksesshëm si Adnan Pinxho tek “Njeriu me top”, Mani te “Kur hidheshin themelet”  Misto tek “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, “Koha nuk pret” deri tek filmi “Fletë të bardha” në ’99-ën.

I njohur për interpretimin plot gjallëri e karizëm, Siku ishte vlerësuar dy herë si “Aktori më i mirë në role të dyta”.

 

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 16/08/2022 21:43

    Jeni të pa zëvendësueshëm.. E gjithë plejada e artistëve, aktor, muzikantë apo piktorë.. janë të paarritshëm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit