“Babale 3” dhe sfida e Prokurorisë

“Babale 3” dhe sfida e Prokurorisë

Lulzim Basha

Për të tretën herë Partia Demokratike po prodhon një skenar në zyrat e saj, edhe pse me kalimin e kohës, po i bie dhe cilësia. E para, kishte të bënte me fenomenin “Babale”, eskpertiza e të cilit, nëse bashkohet dhe me hetimet e tjera dhe dëshmitë e personave të përfshirë në filmin e prodhuar në SHQUP, duhet të çojë pas hekurave edhe inskenuesit, mes të cilëve ka dhe deputetë të PD. Së paku dëshmitë e dhëna në Prokurori tregojnë se dy deputetë të PD dhe një zyrtar i saj, janë konsultuar me “Babalen” në zyrat e SHQUP, se çfarë duhet të thotë ai publikisht.

E dyta, ishte “Toyota Yaris”. Ngjarja ka autorë dhe autorët që janë në kërkim ligjërisht, janë njerëz të fotografuar në zyrën e Lulzim Bashës, i cili ndoshta dhe për t’i ndihmuar e bëri publike ardhjen e parave, ende pa mbërritur në Tiranë, duke ndryshuar dhe rrugën nga po vinin.

Historia vazhdon të mbetet pezull dhe Prokuroria, ndërsa vazhdon kërkimin e bandës së parave që e ka të identifikuar, nuk reagon për akuzat në ajër të Bashës, i cili në fakt duhet marrë nën hetim si person në dijeni.

E treta, është kjo e sotme. Një polic sharlatan, nga ata që vendosin të kërkojnë azil jashtë Shqipërisë, troket në zyrat e PD, të cilët i japin një intervistues që punon si grup i gatshëm montazhesh, dhe prodhojnë një ngjarje që nuk ka ndodhur.

Deklarata zyrtare e policisë provon se ai nuk ka qenë fare në shërbim në ato data, dhe se ka prova për inskenimin e tij.

Në qendër të sulmit vënë sërisht Taulant Ballën, i cili edhe me prova shkencore, edhe me prova njerëzore, nuk ka qenë as në Krujë, as Fushë Krujë, dhe as afër tyre në Tiranë, por në Librazhd e Pogradec, së paku nga data 19 korrik deri më 21 korrik.

Kjo provohet nga dhjetra mënyra të thjeshta dhe të besueshme, përfshi dhe vetë dokumentacioni i Komisariatit të Fushë Krujës.

Sulmi ndaj tij bëhet pasi Balla është i angazhuar këto ditë në denoncimin me fakte të kompanive të kunatit të Lulzim Bashës dhe gjobat e tij për biznesin.

Por kjo është çështje tjetër.

Ajo që ka rëndësi në të tri këto ngjarje, është qëndimi i Prokurorisë dhe Policisë.

Pamvarësisht punës së saj hetimore, Prokuroria nuk mund të rrijë indiferente ndaj prodhuesve të ngjarjeve fallco për përbaltje politike, pasi po prodhon një precedent të rrezikshëm të fshehjes së të vërtetave dhe marrjes me filmat e prodhuar në SHQUP.

Në Kosovë sot policia ka arrestuar Milaim Zekën, një deputet dhe gazetar sharlatan të Kosovës. E kanë arrestuar se ka fyer dhe sharë një prokuror që ndjek çështjen e tij. I kanë hedhur hekurat dhe është në burg.

Në Shqipëri Prokuroria duhet të vendosë standardin e fuqisë së të vërtetës në ligjërimin publik të politikanëve. Sot në burg duhet të shkojë ose Taulant Balla, ose Lulzim Basha që shpif. Në burg, në rastin e “Toyotës Yaris” duhet të shkonte ose Taulant Balla, ose Lulzim Basha. Në burg në rastin e “Babales”, duhet të shkonte ose Fatmir Xhafaj ose Lulzim Basha.

Duke mos shkuar asnjëri, në burg ka shkuar e vërteta.

Nuk mundet që në Shqipëri të prodhohen furtuna në gotë, nga kriza që ka PD për të bërë opozitë, dhe pastaj kur zbardhen që janë kot, të kalojë sikur nuk ka ndodhur gjë.

Lulzim Basha nuk bën dot as opozitë, as politikë dhe as liderin e opozitës. Ai di të bëjë vetëm nga këto që bën, d.m.th të prodhojë histori për të mbuluar marrëzitë që bën.

Sapo shpalli një listë të zezë biznesmenësh, nga ata që nuk e paguajnë më Kunatin, u tremb nga reagimi i tyre dhe e shpiku një film të ri të SHQUP. Ky është problem i tij. Por problem i drejtësisë sonë, është që duhet të vendosë autoritetin e denoncimit publik në politikë, duke i treguar vendin, ose të denoncuarit, ose denoncuesit.

Fiksimi i Lulzim Bashës pas Taulant Ballës, është i kuptueshëm, pasi ai ka vite që përballet me Bashën, për shkak të aferave të Bashës dhe sidomos kohët e fundit me historitë e biznesit të Kunatit të vet.

Por krijimi i traditës së prodhimit të ngjarjeve në SHQUP dhe pastaj përpjekja për t’i bërë ato legjitime në sytë e publikut, në fakt janë kanceri i jetës politike në vend, pasi zhvlerësojnë çdo fuqi të denoncimeve publike, dhe i kthejnë ato në sport ditor, për të mbuluar skandalin e radhës.  Kjo “Babalja 3” e Lulzim Bashës, njësoj si dhe dy të parat, duhet të marrë përgjigje ligjore. Duhet përgjigje ligjore për të çmontuar mbi të gjitha mekanizmin e ngjarjeve të prodhuara në studio marketingu të Kunatit dhe të përcjella me gjoja korrektesë nga shtypi, i cili thjesht thotë çfarë i thonë.

Është një neveri të cilës dhe vetë Balla duhet të refuzojë t’i përgjigjet politikisht. Vetëm në Gjykatë dhe ndaj gjithë personazheve që e kanë prodhuar. Së paku meqë nuk kanë shkuar në burg për ato që kanë vjedhur dhe ata që kanë vrarë, të shkojnë për ato që inskenojnë./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 27/09/2018 15:17

    Bravo dhe plotesisht dakort me paragrafin e fundit,corba e neveritshme qe gatuajne ne zyrat e SHQUPIT tashme edhe me ndihmen e intriganteve Ilir Meta e Monika Kryemadhi duhet te marre fund,eshte tmerresisht e turpshme,inskenime te tilla alla Berisha-Basha-Meta duhet te marrin ndeshkim ligjor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur