Mero Baze: 'Babalizmi' si test për tu pranuar nga berishizmi

Mero Baze: 'Babalizmi' si test për tu pranuar nga berishizmi

Olsi Rama, 'Babalja' dhe Ervin Salianji

Shumica e aktorëve politik të PD këto dy dekada, e kanë humbur kohën se si t'i hyjnë në zemër Berishës. Disa më efecientët kanë gjetur lidhjet familjare, djalin apo vajzën, të tjerë kanë gjetur si rrugë të jenë të gatshëm për të shërbyer kokëulur, dhe të tjerë të jenë servilë deri në komedi të Berishës. 

Por është një kategori që është përpjekur t'i imponohet Berishës duke imituar Berishën në teknologjinë e tij të shpifjes dhe përbaltjes së kundërshtarit që është një shkollë unike politike në Shqipëri. 

Kjo kategori rreket të duket radikale, që “tmerron’ armikun me fjalë dhe gjeste, që shfaqen si të fort, si organizues grupesh paramilitare, dhe mbi të gjitha si akuzues të padëgjuar ndonjëherë. 

I pari që u rrek të bënte këtë rol ishte Salianji, një personazh që ky rol nuk i shkonte as për nga mendja as për nga shtati, por vetëm nga surrati.  

D.m.th. ai filloi të bënte si i fortë, sikur kishte gjuhë të fortë në akuza, krijonte idenë që komandonte grupe kriminale, dhe mbi të gjitha që bënte akuza të forta. 

I gjithë delirimi i tij si i fortë përfundoi tek afera “Babale”, ku ai inskenoi një ngjarje për diskretituar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e cila rezultoi false dhe tanimë rezulton i dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë dhe po zvarrit gjyqin e apelit me presion politik duke i shkuar me të fortë në sallë. 

Pas tij, këtë rol e ka marrë Gazmend Bardhi. Duhet të pranojmë se ndryshe nga Salianji, ky këtë traditë nuk e ka vetëm për t'i hyrë në zemër Berishës. E ka pas dhe për ti hyrë në zemër Bashës kundër Berishës, pasi e ka akuzuar atë më egër se unë duke e thirrur Babi I Zenit” dhe duke i kujtuar Gërdecin, 21 Janarin etj. 

Por që tani të pranohet nga Berisha, ai duhet të kaloj testin e “babalizmit” i cili nuk ka të bëjë me guximin për të akuzuar, por me guximin dhe detyrimin për të shpifur. 

Dhe e bëri këtë disa ditë më parë duke rimarrë një akuzë të stërpërsëritur nga vetë Berisha për Olsi Ramën dhe që është hetuar e gjykuar nga drejtësia shqiptare. 

Dhe berishizmi këtë nuk e kërkon si provë besnikërie, por si provë inkriminimi, që të dëshmosh se je gati të bashkohesh me të në shkollën e shpifjes dhe përbaltjes. 

Gazmend Bardhi duket s e kaloi këtë test.  

Ngazëllimi i Berishës në mbrëmje, ishte aq i madh nga kjo akuzë, sa ishte gati të sfumonte dhe arrestimin e dy drejtorëve në bashki, duke thënë se i arrestoi Rama se donte të mbulonte “skandalin” e deklaruar nga Gazmend Bardhi. 

Sot Olsi Rama e ka çuar në gjykatë për shpifje të qëllimshme, Gazmend Bardhin, dhe ai tani i ka gjithë shanset ose të provojë akuzën, ose të ecë në gjurmët e “Babale 1”, pra të dënohet për inskenim provash dhe të shkojë me të fortë në sallën e gjykatës.  

Kështu që ai ka vërtet shansin ose të fitojë zemrën e Berishës ose të humbasë gjyqin. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë