Tiranë- Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi në një konferencë për shtyp hodhën dyshime dhe akuzuan Prokurorinë e Krimeve të Rënda se i ka lënë hetimet për audio-përgjimin e Albert Veliut e kunatit të tij Fredi Alizoti në duart e policisë, në varësi të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Alibeaj tha se Fredi Alizoti është një aktor i shtuar në këtë ngjarje nga PS, ndërsa sipas Gazment Bardhit, për të nxjerrë të pafajshëm Agron Xhafajn duheshin tre prova shkencërisht të vërtetushme: Ekspertiza e zërit në audio-përgjim, tabulatetet telefonike që tregonin nëse kishin komunikuar këta tre persona dhe qelizat telefonike për të vërtetuar nëse të tre këta persona kanë qënë në të njëjtin vend në të njejtën kohë. Këto prova, pra hetimet sipas Bardhit, nuk janë bërë nga Prokuroria por nga vartësit e Fatmir Xhafës. Ai ngre kështu dyshime për manipulimin e provave.

“Verifikimi i qelizave telefonike të tre personave për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e caktuar kanë qënë në një vend të përbashkët i është kërkuar fatmir Xhafajt. Pra ministri ka hetuar për vëllain e tij Agron Xhafaj. Edhe komunikimet telefonike mes tyre i janë dërguar Fatmir Xhafës nga prokurorët, i njëjti dokument i datës 7 qershor 2018. Nuk ka pasur veprime nga prokurorët por nga polica e Shtetit. Këta të fundit kanë vërtetuar edhe sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar personat e sipërpërmendur. Po ashtu edhe monstrat e zërit që do të përcaktonin nëse zëri i Agron Xhafajt përputhej me atë të personait të shfaqur në videopërgjim u morën nga një ekspert, vërtës i Fatmir Xhafës. Prandaj edhe laboratori ka konstatuar se zëri i shfaqur në audiopërgjim është i dobët dhe nuk përcakton dot nëse ishte apo jo përfundimisht zëri i Agron Xhafës”

Eksperti i PD, Gazment Bardhi

Demokratët thanë ndër të tjera se për të ndihmuar ministrin e Brendshëm, në kohën që u publikua audio-përgjimi u caktua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si drejtuese, Donika Prela.

Pas audio-përgjimit të parë, ku Babalja pretendonte se komunikonte me Agron Xhafajn për të trafikuar drogë, rezultoi se rolin e Agronit e kishte bërë Fredi Alizoti, kunati i tij. Por dy ditë më parë u publikua një tjetër video përgjim nga deputeti i PD, Salianji që i turbulloi sërish ujërat. Aty Alizoti pretendon se është marrë me forcë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.