Baballarë “të moshuar”, ngjizin fëmijë jetëgjatë

Baballarë “të moshuar”, ngjizin fëmijë jetëgjatë
Një lajm i mirë për të gjithë burrat mbi 40 ose 50 vjec që duan të bëhen prindë edhe pse nuk janë më të rinj. Një studim i universitetit Northwestern në Illinois të SHBA, i publikuar në rezisten e akademisë amerikane të shkencës Pnas, zbulon se baballarët maturë i lënë trashëgimi jetëgjatësinë femijeve te tyre dhe kjo vjen nga kromozomet e tyre. Sipas shkencëtarëve, janë pjesët terminale të kromozomeve të përberë nga sekuenca të përseritura të ADN-se që sjellin një te mirë kaq të rëndësishmë.Tek baballarët më të “moshuar”, me kalimin e gjeneratave, këto elemente ngadalesojnë plakjen. Në këtë studim, shkencëtarët kanë përfshirë 1.779 te rinjë filipin të cilet janë bërë baballarë mes moshës 15 dhe 43 vjec dhe familjet e tyre. Tek secili filipinë është matur gjatësia e elementëve të kromozomeve të tyre dhe rezultati është krahasuar me elementët e kromozomeve tek nënat. Në studim janë bërë krahasime të rëndishmë duke patur në qëndër të vëmendjes moshën e tyre por edhe atë të prindërve të tyre. Në këtë mënyrë kërkuesit kanë zbuluar se gjatësia e elementëve të kromozomeve tek një individë rritet jo vetëm me moshën e babait në momentin kur fëmija vjen në jetë por edhe me moshen që kishte patur babai i tij në momentin kur ai kishte lindur (pra edhe me moshën e gjyshit nga babai të fëmijës që ka ardhur në jetë). 

Kërkuesit nënvizojnë, se sidoqoftë kjo nuk tregon se burrat preferojnë të bëhen prindë në moshën e rritur të mesme sepse dihet që me kalimin e moshës mund të rritet mundësi e transmetimit tek fëmija të mutacioneve që mund të sjellin sëmundje gjenetike. Duhet thënë se në të kaluaren disa studime të tjera paralajmeruan rreziqet që mund ti kanoseshin femijëve me baballarë në moshë të thyer. Në vititn 2011 studiuesit e Brain Institute në Queensland të Australise hodhën hipotezën e zhvillimit të autizmit dhe probleme te tjera mendore tek fëmijët me baballarë ne moshën mbi 40 vjec. Ndërsa në vitin 2008 një tjetër studim i kryer në Suedi e lidhi moshën e rritur të babait me rreziqet e shumta bipolare tek fëmijët.

(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje