Baballarët e vjetër, ngjizin fëmijë jetëgjatë

Baballarët e vjetër, ngjizin fëmijë jetëgjatë
Sipas një studimi, etërit e vjetër kanë fëmijë me ADN të modifikuar. Me çdo vit shtesë të moshës së babait, numri i zonave të modifikuara në gjenomin e fëmijës shtohet dy herë. "Një baba 20 vjeçar transmeton një mesatare prej 25 mutacione të reja tek fëmija e tij, ndërsa një baba 40-vjeçar rreth 65 mutacione"- raportojnë studiuesit nga Islanda, Danimarka dhe Britania e Madhe.

Ekipi i kompanisë Decode Genetics në Rejkjavik, i udhëhequr nga Augustini Kong krahasoi ADN-në e 78 çifte prindërish islandezë me ADN-në e fëmijëve të tyre. Në fokus nuk ishin ndryshimet në gjenotip, që gjendeshin tek prindërit dhe kalonin tek fëmijët, por të ashtu-quajturat De-novo-mutacione. Këto janë ndryshime gjenetike, të cilat lindin në qelizat embrion (vezë apo spermatozoid) dhe manifestohen pas fekondimit tek fëmijët.
Mutacione të tilla janë të rëndësishme për evolimin e një specieje sepse bëjnë të mundur formimin e tipareve të reja dhe variacioneve. Megjithatë, ata mund të shkaktojnë dëme, veçanërisht në qoftë se takojnë një gjen jetik dhe ndërhyjnë në funksionin e tij. Është vlerësuar se rreth 90 përqind e këtyre mutacioneve janë joproblematike. Vetëm 10% përqind prej tyre janë konsideruar të dëmshme.

Studimet e mëparshme kanë treguar një lidhje ndërmjet këtyre mutacioneve dhe një rritje të rrezikut për autizëm dhe skizofreni, shpjegojnë Kong dhe kolegët e saj. Studime të tjera vunë në dukje gjithashtu një rritje të probabilitetit në shfaqjen e këtyre çrregullimeve tek fëmijët me baballarë të vjetër. Po të kombinosh këto gjetje me rezultatet e studimit të ri, është e mundur, që numri i lartë i de-novo-mutacioneve te këta fëmijë është arsyesa për një rrezik më të lartë sëmundjesh. Alexey Kondrashov, një biolog i gjenetikës së evolimit nga Universiteti i Miçiganit në Ann i jep baballarëve të ardhshëm një këshillë: "Mund të jetë një vendim i mençur individual, që një djalë i ri të grumbullojë spermën e tij dhe ta ngrijë atë për më vonë, gjë që nuk shkakton probleme në pllenimin e vezës."

Një studim tjetër ka treguar se fëmijët mund të përfitojnë një dukuri nga baballarët e vjetër: Ata marrin kushte më të mira gjenetike për një jetë të gjatë dhe të shëndetshmë. Kështu, këta pasardhës zotërojnë të ashtuquajturat telomere, mbaresa më të gjata në kromozome. Sa më të gjata të jenë ato, aq më të mëdha janë shanset për jetëgjatësi.

(Shkrimi u botua ne suplementin ALMEDICUS)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete