Babaramo nga Presheva: Rama
lider i shqiptarëve, vizita falë BE

Babaramo nga Presheva: Rama<br />lider i shqiptarëve, vizita falë BE
PRESHEVE - Drejtori i televizionit A1 Report, Ilir Babaramo, komentoi fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Kulturës në Preshevë përballë komunitetit shqiptar. Në një komunikim telekonik nga Presheva, Babaramo, theksoi se qytetarët shqiptarë të kësaj zone e pritën kryeministrin Rama si lider të shqiptarëve.

Babaramo u shpreh se Rama kërkoi nga Presheva respektimin e të drejtave të  minoritetit shqiptar në këtë zonë nga ana e shtetit serb, po aq sa respektohen serbët e veriut të Kosovës

“Nëse kemi parasysh edhe rrerthanat ku jeton ky komunitet, në këto rrethana mund të themi se Rama u prit si një lider i shqiptarëve.  Unë doja të theksoja atë pjesë të deklaratës, një nga kolonat, ishte se si i shikon ai minoritetet dhe kërkoi që të njëjtat të drejta që shqiptarët ofrojnë minoriteteve të tyre kanë të drejtën t’ia kërkojnë edhe vendeve të tjera. Pra shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë të njëjtat të drejta si serbët e Kosovës së Veriut.” tha Babaramo

Babaramo: Marrëveshja e njehsimit të diplomave jetike për Preshevën
Ndërsa sa i përeket marrëveshjes së arritur për njehsimin e diplomave mes Shqipërisë dhe Serbisë të firmosur mbrëmjen e djeshme, drejtori i televizionit A1 Report, e cilësoi këtë si jetike për banorët e kësaj zone të cilët nuk e kishin këtë të drejtë deri më tani. Sipas Babaramos, për këta banorë është e njëjtë si të dalësh nga izolimi.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje në orët e vona, dëshmoi se vizita nuk ishte një dështim por një sukses pavarësisht deklaratave të Vuçiç, por mund të themi se ishte një deklaratë emocionale, por nënshkrimi i marrëveshjes tregon se vizita ka qenë e suksesshme, dhe kjo është jetike mbi të gjitha për Luginën e Preshevës, të cilët deri tani ishin të izoluar pasi diploma nuk njihej.” u shpreh Babaramo

Babaramo: Vizita e Ramës, me ndërmjetësim të BE-së
Më tej Babaramo foli edhe për fjalimin e mbajtur duke e cilësuar i komplementar, së bashku me atë të mbajtur një ditë më parë në Beograd në Pallatin “Serbia” përkrah homologut Vuçiç.

Sipas Babaramos ishte Brukseli dhe më konkretisht Bashkimi Evropian që mundësoi këtë vizitë në Serbi të kryeministrit shqiptar, për një bashkëpunim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit.

"Sigurisht nëse krahasojmë deklaratat që ka bërë Rama në Beograd dhe sot në Preshevë, ato janë komplementare, pra plotësojnë njëra-tjetrën. Ndërkohë deklarata se shqiptarët nuk janë për një Shqipëri të Madhe është e përsëritur dhe një mesazh për Brukselin. Ishte Brukseli që e detyroi Ramën të vijë në Beograd dhe Vuçiç ta presë dhe besoj se është ushtruar presion deri në orët e vona që marrëveshja të arrihej. Pra gjithçka është bërë në bashkëpunim me BE." tha Ilir Babaramo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia