Babë e bir fitues në garën e 'Thriathlon' në Shkodër: Merruni me sport! Aktiviteti ndihmon turizmin

Për të 10 vit me rradhë është zhvilluar në Shirokë të Shkodrës gara e ‘Thriathlone’, sportit që përfshin 3 disiplinat vrap, not dhe çiklizëm. Numri i pjesmarrësve i kaloi të 100, ndërsa përveç garuesve nga Shqipëria kishte edhe nga Kosova e Mali i Zi.

Një histori e veçantë është ajo e Lionel dhe Bledar Mesit, babë e bir, fitues të kategorive për fëmijë dhe meshkuj, të dy nga Shkodra.

“Gara ishte shumë e bukur. Unë jam pjesë nga viti në vit sepse më pëlqen të marr pjesë,”-u shpreh Lionel Mesi, garues.

“Unë sot posaçërisht kam veshur bluzën e Vllaznisë, pasi ishte dëshira e djalit, që gjithashtu e kishte veshur. Njëkohësisht përveç Vllaznisë përfaqësoj edhe forcat e armatosura. I bëj thirrje të gjithë të rinjve që të merren me sport sepse është shumë bukur dhe të bën mirë për shëndetin,”-tha Bledar Mesi, garues.

Në kategorinë e vajzave fituese u shpall Deborah Keci, drejtoresha e shumësportëshit të klubit Tirana.

“Më shumë sesa fitorja emocion i veçantë është pjesmarrja në këto aktivitete. Nuk është me rëndësi nëse del i pari apo i fundit, por që ta çosh garën deri në fund, që të sfidosh veten dhe që të provosh emocione e garës. Për mua përsa kohë e shkel vijën e finishit je i fituar,”-deklaroi Deborah Keci, garuese.

Organizimi ‘Thriathlonë’ nga bashkia e Shkodrës përveç garës ka për qëllim edhe promovimin e bukurive natyrore të qytetit dhe konkretisht Shirokës.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan