Sipas po të njëjtave media, Baçi është pezulluar nga detyra së bashku me tre zyrtarë të tjerë dhe disa drejtues autoshkollash private, pas abuzimeve në dhënien e patentave.
Akuza ndaj tij, por edhe zyrtarëve të tjerë ka ardhur pas një hetimi 7-mujor.
Por, Luan Baçi ka mohuar të këtë qenë më parë i dënuar apo i arrestuar, ndërsa ka vendosur në dispozicion të mediave edhe dëshmi penaliteti.
Baçi ndër të tjera u shpreh se akuzat ndaj tij janë më prapavijë politike.
Luan Baçi, në zgjedhjet e djeshme në degën e Fierit doli fitues me 209 vota, përballë tre kandidatëve të tjerë, Ervin Llakaturës, Vasil Ndrekos dhe Ilir Hilës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)