Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se 'Ramët' e emëruar prej tij në bashkitë e vendit! Peshku qelbet nga koka

Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se 'Ramët' e emëruar prej tij në bashkitë e vendit! Peshku qelbet nga koka

Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka  reaguar sërish sot, një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krerët e bashkive të vendit që t'i japin fund praktikave korruptive me tenderat.

Me një postim në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe një reagim të "Open Data", Basha thotë se "Rama në qeveri është më i dëmshëm se 'Ramët' e emëruar prej tij në bashkitë e vendit".

"Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka", shkruan ai.

Në një konferencë për shtyp një ditë më parë, pasi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u la në burg për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, kryeministri Edi Rama e përjashtoi atë nga Partia Socialiste, ndërsa paralajmëroi kryetarët e bashkive se partia nuk do të jetë një zyrë avokatie për askënd dhe se kushdo që abuzon me detyrën do të përballet i vetëm para drejtësisë.

Rama u tha kryebashkiakëve se nga hetimi i Agjencisë së prokurimit Publik janë vënë re shumë shkelje, dhe nëse në tenderat që një bashki ka dhënë do shihen element abuzivë, atëherë përgjegjës do të jenë pikërisht ata dhe nga gjoba do të kalojnë në denoncime në SPAK.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/07/2021 04:32

    Po kur peshku ka dy koka,nje i madh ne hije,e nje i vogel ne drite dhe i jane qelbur qe te dyja,si i behet ?

    Përgjigju
  • O tej: 10/07/2021 21:47

    Po ka me te qelbet se ty o hajdut o vrases?I kollovar i kriminelit Berishe!

    Përgjigju
  • tosi: 10/07/2021 13:26

    Po mire mor hunderr po kur ishte minister kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringu i cili mori nga rruga nje kengetare tallava dhe e beri drejtoreshe ne kabinet qe ti bente fresk horrit ne dreke se eshte qejfli horri ku ishe ti o basha? Prandaj juve jeni ne opozite se Muli horri krijoi republiken e Lazaratit ne saje te se ciles u be me 2 vila, nje ne Tirane , nje ne Lalez dhe me 3_ 4 apartamente bile dhe ne Sarande dhe ecen me makine 100 mije euro hunderri qe erdhi me corape te grisura nga shishtaveci dhe u be milioner nga regjimi banditesk dhe kriminelo hajdut i Vicidolit.

    Përgjigju
  • Rexhep HAJDAR Bule Lekab [ kepi ]: 10/07/2021 12:03

    O lyl shal ngjitmi tani do heqim Edi Ramën e do të vejm ty karministër që të vrasësh prap njerëz e të bosh vjedhje të tjera. E tna e shesësh të gjith Shqiprin siç shite Detin o lyl karagjozi gafaxhiu.

    Përgjigju
  • Turi: 10/07/2021 09:47

    Perderisa ti u bone krietar me ndihmen e servilavete berishes, taksirati jon te degjojme derrdellitjet e tua dhe per 4 vjet te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton