Rama: Bashkitë të mos abuzojnë me tenderat! Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se bashkitë

Rama: Bashkitë të mos abuzojnë me tenderat! Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se bashkitë

Edi Rama dhe drejtuesja e Open Data, Aranita Brahaj

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzime me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga struktura e posaçme anti-korrupsion.

Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tendera si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me ryshfetet dhe korrupsionin në pushtetin vendor.

Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferente edhe ndaj kërkesave për të përmirësuar punën e tyre, edhe kur kanë pasur këshillime nga agjencia e prokurorimeve.

“88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të saj. Qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë. Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese” - tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet përherë e më përvëlues.Por organizata monitoruese Open Data Albania, i tha Zërit të Amerikës se bashkitë nuk janë sektori më problematik sa u takon tenderimeve abuzive, krahasuar me të tjerët.

Drejtuesja e organizatës Open Data, Aranita Brahaj, e pyetur nga Zëri i Amerikës, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anulime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim afatesh.

Vërtet bashkitë kane nivel 30 % tendera me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problematik. Sipas Open Data, me të njëjtën metodologji janë 40% e tendera të sektorit të shëndetësisë, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Po ashtu paraqiten edhe tendera të Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakterizohen nga përqendrim fondesh në pak biznese.

“Këto tendera kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta” - thekson Open Data.

Problematike dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësisë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi.

“Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqendruar në pak duar dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet” - thotë zonja Brahaj drejtuese e Open Data.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka përfunduar si status, por Akti Normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderave janë të përqendruara në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata Open Data Albania./VOA

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 09/07/2021 21:45

    te fala Olti Muzakes sekretarit te Ministrise Financave qe me drejtoret qe ka shoqni i mban ne pune edhe pse jane hajduter dhe tallin bythen me institucionet madje edhe kur svijne ne pune e justifikojne diten me dieta me sherbime, ehaaaaa pale tenderat laj e lyj hale. Pale punonjesit i kane kthy ne skllever, shifi njeher institucionet se po afirmon gomere per drejtora! O Ram avash i cik mer se sjan budallenj robt. Dalen e hapen bythesh me makina shteti.

    Përgjigju
  • ardian: 09/07/2021 20:37

    histori e vjeter beni si them une mos beni si bej une.......po ka zot ua nzjerte aty ku u dhemb me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër