Bahrein-Indonezi 10-0, teatër në trukimin e ndeshjes

Bahrein-Indonezi 10-0, teatër në trukimin e ndeshjes
Janë shumë fakte dhe pamje që zgjojnë dyshime se kjo ndeshje ishte marrëveshje mes 2 klubeve. Bahreinit i duhej një fitore e thellë prej 7 golash për të siguruar kualifikimin në ndeshjen ndaj Indonezisë. Së pari dyshimet u zgjuan kur Indonezija kishte startuar me përbërjen e dytë të skuadrës, e që bie në sy portieri i dytë i cili shumë shpejtë bëri një ndërhyrje në zonë për tu përjashtuar me karton të kuq.

Në vend të tij futet një portier super “amater”, “aktor” dhe shumë i dashur për kundërshtarin. Bahraini me gjysëm force siguroj fitoren e thellë çfare i duhej, madje me rezultat 10 me 0, por që ishte e kot pasi që kundërshtari i drejtpërdrejtë për kualifikim, skuadra e Katarit kishte siguruar një barazim në ndeshjen ndaj Iranit në minutat e fundit të ndeshjes.

FIFA ka hapur menjehërë rastin për tu hetuar dhe trajneri anglez Peter Taylor mund ta pësojë nga ky rast që në futboll tani më janë bërë normale.

/rb/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës