Bajerni s'njeh limite ndaj Hamburgut
Reali i Madridit fiton pa shkëlqim

Bajerni s'njeh limite ndaj Hamburgut<br />Reali i Madridit fiton pa shkëlqim
Luhatjet në ndeshjet e para pas pushimeve, ia lënë vendin rikthimit të fuqishëm të Bajernit të vërtetë duke shpartalluar Hamburgun me rezultatin e thellë 8-0 duke dominuar në çdo aspekt.

Rezultati tenistik kishte për autorë dopietat e Myler, Roben dhe Gëtzes, ndërsa Levandosvski dhe Riberi plotësuan ndeshjen për ‘kornizë’ të kampionëve të Gjermanisë. Fitorja përpos qetësisë dhe gëzimit që u dha tifozëve qetësoi edhe në asketin e renditjes, pasi Bajerni ruan distancën nga Volfsburgu, të cilët dhuruan një tjetër ndeshje spektakolare përballë Leverkusenit.

Volfsburgu arriti që merrte pikët e plota në një fushë të vështirë, pasi fitoi 3-4 ndaj Leverkusenit. Heroi i ekipit të Volfsburgut dhe njeri i javës në kampionatin gjerman të futbollit është padyshim Bas Dost. Sulmuesi realizoi poker për ekipin e Volfsburgut ndaj Leverkusenit.

Në kampionatin spanjoll të futbollit, Reali i Madridit rikthehet te fitorja përballë Deportivos, por ende jo në formën më të mirë. Edhe pse fitoi 2-0 me golat e Iscos dhe Benzemasë, Reali shpërdoroi shumë në fushë duke humbur raste pa fund me Ronaldon, Balen, por edhe pjesën tjetër. Ndërsa depërtoi braziliani Lucas Silva.

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni