Propozimi i Gjeneral Major Bajram Begajt nga Partia Socialiste për të qënë Presidenti i ri i Republikës i ka dhënë fund këtë të premte një vale hamendësimesh e supozimesh publike që na kanë shoqëruar javët e fundit, por jo vetëm kaq.
Propozimi i shefit të shtabit të Forcave të Armatosura, profili i një ushtaraku model, të vlerësuar për reputacionin e tij profesional dhe integritetin individual duket se do të mbyllë njëherë e mirë, një kapitull të vjetër të historisë së demokracisë sonë, bjerrjen e institucionit të presidentit në kënetën politike.
Të gjithë ata që e njohin nga afër gjeneralin me karrierën e pasur ushtarake dhe qytetarin model Bajram Begaj, e kanë fare të qartë se sa domethënës dhe i rëndësishëm është profili i tij në krye të shtetit.
Vlerat që Begaj ka demonstruar duke përmbushur me dinjitet detyrat e njëpasnjëshme në fushën e sigurisë, janë ato që sot i nevojiten më shumë se kurrë Kreut të ri të Shtetit, për ta ngritur institucionin e Presidencës në nivelin më të lartë të përfaqësimit të shqiptarëve.
Një institucion të nxjerrë nga binarët kushtetues si ai i presidencës nën drejtimin e Ilir Metës, mund ta shpëtojë dhe nderojë vetëm integriteti moral e profesional si ai i Bajram Begajt.
Gjeneral Begaj, i vlerësuar edhe nga forcat ushtarake të aleatëve perëndimorë, përfshirë këtu NATO-n, për profesionalizmin, vendosmërinë dhe kontributin e tij në fushën e sigurisë kombëtare e rajonale, tanimë ka shansin që të njejtin standard, atë të qytetarisë në shërbimin publik, ta reflektojë në detyrën e kreut të shtetit, si një tjetër kontribut madhor ndaj vendit të tij.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3779
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit
25 Dhjetor, 11:40
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Presidenti Begaj: Media profesionale po sfidohet nga lajmet e rreme! Përdorni pushtetin me përgjegjësi, jepni dhe zërin e qytetarisë
19 Dhjetor, 21:46
-
Pas dekretimit nga Presidenti Begaj, ligji për Buxhetin e Shtetit botohet në fletoren zyrtare! Ja kur hyn në fuqi
19 Dhjetor, 18:51
-
Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!
18 Dhjetor, 15:58
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor, 12:21
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë
10 Dhjetor, 10:08
-
Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'
8 Dhjetor, 09:22
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor, 19:32
-
Zgjedhjet parlamentare 2025 do të mbahen më 11 maj! Presidenti Bajram Begaj dekreton datën: E nevojshme për të mundësuar votën e diasporës
5 Dhjetor, 15:41
O gazetare mund te me thuash ca ushtaraku esht gjenerali kur ne jetwn e tij ska drejtuar as nje toge ushtaresh?ca operacioni combat ka ber qe te behet gjeneral?asnje pra nuk esht ushtarak por nje i hedhur me katapult nga politika ne rangjet me te larta te ushtrise.ndersa per qytetar e doktor i aftw ke te drejte.eshte.ama mos harro esht katapultuar si shesf shtabi ne nje vend qe buk e meriton nga politika ose leku ..po crendesi ka kjo.rendesi ka qe tani sinpresident te mos behet vegel si 8 te paret.
Përgjigju