Në pallatin e kulturës “Dardania” në qytetin “ Bajram Curri” të Bashkisë Tropojë, u mbajt një event nderimi për legjendarin e Malësisë, Binak Alia. Me këtë rast u përuarua libri "Binak Alia dhe brezat pas tij",të autorit Muhamet Mjeku. Për të pranishmit u shfaq edhe një dokumentar kushtuar kësaj familje kreshnike, si dhe u nderua me çertifikatën e mirënjohjes nga Bashkia Tropojë , stërnipi i Binak Alisë, Musli Çelë Mulosmani.
Përveç banorëve të shumtë të Tropojës, ishin pjesëmarrës edhe nga qytete të ndryshme të Kosovës, nga Tirana, Shkodra e rrethe të tjera nga vendi e deri nga Amerika e largët.
Nderonin me praninë e tyre edhe drejtues insitucionesh, krijues, intelektualë nga Kosova dhe Shqipëria, deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës, Mimoza Hajdarmataj dhe Daut Haradinaj.
Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj i cili foli mbi derën e njohur të Binak Alisë dhe pasardhësit e tij, kurse mbi vlerat artistike, historike dhe kulturore të librit, foli studiuesi dhe publicisti Ndue Ukcama.
Përshëndetën deputejta e Tropojës, Mimoza Hajdarnataj, kryetari i PD-së ,Lulzim Basha, fjalën e të cilit e lexoi këshilltari i tij, Rasim Hasani, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, etj.
Në emër të komunitetit shqiptar në Amerikë, foli Harri Bajraktari, sponsorizuesi i librit,etj. Në fund të aktivitetit,të pranishmëve iu shpërndanë falas libri “Binak Alia dhe brezat pas tij”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com