Bajrami, Bashkia e Tiranës pako
ushqimore për familjet në nevojë

Bajrami, Bashkia e Tiranës pako<br />ushqimore për familjet në nevojë
Bashkia e Tiranës iu është gjendur pranë sot familjeve në nevojë, duke shpërndarë pako ushqimore për to në ditën e Kurban Bajramit. Për të uruar besimtarët myslimanë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku edhe përcolli urimin e tij për gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
 
“Në kohë të ngarkuara, ku secili mundohet t’ia dalë mbanë, ndonjëherë harrojmë disa nga parimet më bazë, parimet e solidaritetit dhe të dashurisë ndaj njëri-tjetrit”,  tha Veliaj. Ai bëri të ditur se për të përmbushur këtë qëllim, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, ka shpërndarë sot ndihma për disa familje në nevojë të qytetit të Tiranës, që edhe ata të gëzojnë këtë ditë feste. “E sotmja është një ditë për të qenë pak më njerëzorë, më solidarë e më bujarë! Bashkia e Tiranës shpërndau paketa ushqimore për familjet në nevojë, por kjo nuk mjafton, bëje edhe ti për fqinjin tënd”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
 
veliaj kurban bajrami

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në këtë ditë simbolike të ndarjes së të mirë me të tjerët të ndihmojnë ata që janë më në nevojë. “Dua që t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, atyre që Zoti u ka dhënë mundësi që të kenë më shumë se ç’kanë nevojë, që ta ndajnë pjesën e mbetur me nevojtarët, me të afërmit e tyre, me fqinjët, me ata që ndoshta sot, kanë më shumë nevojë për ndihmë, që të sigurohemi që në një ditë si kjo të jemi të gjithë të barabartë”, tha Veliaj.
 
Veliaj shtoi se “më vjen mirë që, më parë si ministër, kurse sot si Kryetar i Bashkisë, punët po ecin mbarë për xhaminë e Namazgjasë, edhe me gjithë investimet e Tiranës, për të përmbushur konceptin ku në një kilometër katror të jetojmë të gjithë bashkë, myslimanë edhe të krishterë”, deklaroi Veliaj.
 
veliaj kurban bajrami

veliaj kurban bajrami

Ndërsa, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, vlerësoi se praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në selinë e Komunitetit Mysliman duke shtuar: “Gjej rastin t’ju falenderoj ju dhe Bashkinë e Tiranës për zbukurimin, konkretisht të Bulevardit të Tiranës, duke i dhënë një fytyrë të re qytetit. Ju uroj të gjithë besimtarëve, për shumë mot gëzuar! Uroj që punët të shkojnë mirë dhe ju uroj gjithë të mirat!”, deklaroi Gurra.
 
Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, së bashku me kryetarin dhe disa anëtarë të Këshillit Bashkiak, ishin të pranishëm në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ku uruan ditën e Kurban e Bajramit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik