Ministrja e Financave të Kosovës,Hykmete Bajrami, lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 tetor ndërsa ka theksuar se hetimet ende vazhdojnë.
“Tani me datën 9 tetor kanë ndodh transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër janë tërhequr dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardhur deri tek denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka filluar dje”, ka deklaruar Bajrami.
Bajrami nuk ka pranuar të japë emrin e operatorit ekonomik, në emër të të cilit janë bërë pagesat, meqenëse siç, ka thënë, mund të dëmtohet procesi i hetimeve për këtë rast.
“Unë besoj që në një të ardhme të afër do të jemi në gjendje të japim raporte të detajuara. Kemi një kërkesë nga prokurorja e rastit që të mos japim informata sepse mund të dëmtohet procesi i hetimeve”, ka deklaruar ajo.
Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.
Lajmi kryesor: