Bako: Nuk përgjohen telefonatat
IMEI gjen vendin, jo përmbajtje

Bako: Nuk përgjohen telefonatat<br />IMEI gjen vendin, jo përmbajtje
TIRANE - Ministria e Inovacionit, hedh poshtë akuzat e opozitës se me rregjistrimin e IMEI-t, mund të përgjohen. Lorenc Bako që mban postin e Këshilltarit për Teknologjinë në Ministrinë e Inovacionit, në një intervistë për A1 Report, sqaron se rregjistrimi i IMEIT, nuk rrezikon përgjimin e telefonatave apo mesazheve. Bako nënvizon se opozita po gënjen qytetarët, pasi IMEI përcakton vetëm vendodhjen dhe jo përbajtjen e telefonit. Përmes kodit IMEI mund të bllokohen telefonat e vjedhur, pasi denoncohen nga qytetarët.

Bako sqaron gjtihashtu se kjo nismë erdhi për arsye financiare dhe jo për cështje të sigurisë. IMEI, thotë ai, është nismë e ardhur nga ministria e Financave kundër tregut informal, ndërsa shton se IMEI rregjistrohet edhe në shtete si Anglia e Franca.

intervista IMEI

A do të kenë frik shqipëtarët, qytetarët e thjesht se mund tju përgjohet nepermjet IMEI-t të dhënat që janë celularët, SMS, Ëhatsappit, të gjitha pra programet që mund të komunikojnë sepse ky është dhe le të themi shtylla kryesore e akuzave që ka ngritur dhe opozita


Numri IMEI përcakton vetëm identitetin e paisjes telefonike dhe në qoftë se ky është i lidhur me një kartë SIM dmth është i rregjistruar në një prej rrjeteve GSM , numri i IMEI shërben vetëm për të gjetur pozicionimin se ku ndodhet telefoni që ka kartën SIM të caktuar, numrin e telefonit të caktuar si vendodhje por nuk përcakton në asnjë mënyrë përmbajtjen e bisedës telefonike të komunikimit të të dhënave.

Kemi një vendim të këshillit të ministrave. Mund të sqarojmë disa detaje për publikun. Nga erdhi ky propozim , digasteret të cilat do merren dhe me implementimin e kësaj VKM-je, pra janë agjensi përfshi dhe agjensi sigurie apo ishte një nevojë tjetër le të themi

VKM është iniciuar nga ministria e financave dhe në nenin e fundit të kësaj VKM-je e cila do tju jepet  edhe juve, thuhet që: ngarkohet ministria e financave, ministri i shtetit për inovacionit në administratën publike, drejtoria e përgjithshme e doganave dhe drejtoria e përgjithshme e tatimeve për zbatimin e këtij vendimi. Atëhere këtu shohim që nuk është e përfshirë as ministria e brendshme dhe as ndonjë prej shërbimeve të sigurisë. Kjo nën kupton që kjo VKM ka thjesht interesin e qeverisë nën mbledhjien e të ardhurave financiare të cilat mungojnë për shkak të tregut ilegal të paisjeve telefonike. Gjithashtu doja të theksoja që rregjistrimi i IMEI-t nuk është vetëm "çështje shqipëtare" por egziston edhe në shumë vende të tjera dhe historia është shumë e lashtë në gjuhën e telekomunikacioneve pasi për herë të parë është kërkuar rregjistrimi i numrave të IMEI-t mbas atentateve që janë bërë në Londër në vitin 2004 dhe Anglia së bashku me Francën janë nga dy vendet të cilat e aplikojnë rregjistrimin e IMEI-t.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni