Baku, Meta takon Rasizade: Të
rritet bashkëpunimi mes 2 vendeve

Baku, Meta takon Rasizade: Të<br />rritet bashkëpunimi mes 2 vendeve
BAKU - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka rënë dakord e Kryeministrit të Azerbajxhanit, Artur Rasizade, për thellimin e kuadrit ligjor për përshpejtimin e  marrëveshjeve bilaterale, në veçanti në drejtim të eliminimit të taksimit të dyfishtë dhe të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.
 
Duke biseduar mbi nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, Meta dhe Rasizade ndanë bindjen se marrëdhëniet ekonomike në të ardhmen duhet të reflektojnë të njëjtin nivel të shkëlqyer si ato politike.
 
Gjithashtu Meta- Rasizade kanë biseduar edhe për projektin TAP, ku Meta ka vënë në dukje se me fillimin e punimeve të Gazsjellësit hapen mundësi të shumta bashkëpunimi dhe investimi. Sipas tij këto mundësi s’janë vetëm për sa i përket ndërtimit të gazsjellësit, por edhe në funksion të Masterplanit për gazifikimin e Shqipërisë, ku eksperienca azere është e zgjeruar dhe e provuar.
 
 
Duke vënë theksin në kualifikimin e specialistëve shqiptarë në fushën e industrisë së naftës dhe të gazit, Meta dhe Rasizade diskutuan gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes universiteteve dhe shkollave profesionale, por edhe në funksion të trajnimit të specialistëve shqiptarë në shkollat e specializuara të Azerbajxhanit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim