Baku, Presidenti Begaj takim me Zëvëndës-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guy Ryder

Baku, Presidenti Begaj takim me Zëvëndës-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guy Ryder

Presidenti Begaj në Baku takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guy Ryder

Baku, ku ndodhet për një vizitë pune, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Takim konstruktiv me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. 

Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.”- shkruan në Facebook Presidenti.

Begaj ndodhet për një vizitë pune në Azeirbaxhan. Ditën e djeshme presidenti shqiptar u nderua me “Nizami Ganjavi, Çmimi Ndërkombëtar për vitin 2024”. Ky çmim i jepet personaliteteve me kontribut të lartë në këtë forum.

Presidenti Begaj ndoqi punimet e Global Baku Forum, një takim i përvitshëm me personalitete të larta drejtuese nga e gjithë bote, ku Begaj pati mundësinë të kishte dhe një takim me presidentin e Azeirbaxhanit Ilham Aliyev.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive