BAKU - Kryeminstri Edi Rama është pritur gjatë ditës së sotme në një takim nga presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Takimi mes dy liderave është bërë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për projektin TAP.
Gjatë takimit, kryeministri Rama e ka falenderuar presidentin Aliyev për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të ceremonisë së kësaj marrëveshjeje të Shah Deniz-2, shkruajnë media azere.
Duke folur gjatë takimit, Rama ka kërkuar që të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Është diskutuar për të zgjeruar lidhjet e ndërsjellta në ekonomi si dhe rritje e invesitmeve azere në Shqipëri në fushën e energjisë.
Duke folur për projektin TAP, Rama ka thënë se, “ky është një projekt i rëndësishëm për zhvillim e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit dhe Azarbajxhanit”.
Me kryeminstrin në Baku janë edhe dy ministrat, ai i Jashtëm Ditmir Bushati dhe i Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com