Baku, Rona Nishliu mahnit
me zërin, mban sekret veshjen

Baku, Rona Nishliu mahnit <br />me zërin,  mban sekret veshjen
BAKU- E vetme në skemë, me një vokal të fuqishëm dhe e rrethuar nga drita të kuqe, Rona Nishliu arriti të impresionojë të gjithë ata që e ndiqnin në provat e para të festivalit të Eurovizion që këtë vit zhvillohen në Baku të Azerbajxhanit.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova dje pati provat e para si dhe konferencën e parë për shtyp para gazetarëve të shumtë nga e gjithë Europa.
Një performancë romantike në skenën e errët që ndriçohej nga drita të kuqe, të cilat sa vinin e shtoheshi. Performanca është statike, si për të mbështetur mesazhin që mbart kënga dhe për tu fokusuar në vokalin dhe orkestrimin e këngës.

“Intepretimi i këngës dramatike, në gjuhën shqipe, ishte tepër bindëse dhe profesionale, dhe përfundimisht Rona nuk ka nevojë për një vokal mbështetës.”- vlerësojnë gazetarët në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të eurovizion.

“Jam shumë e lumtur që prezantoj vendim tim me një këngë të cilën e dua shumë dhe që ka shumë domethënie për mua” – u shpjegon Nishliu gazetarëve.

Pyetjes së një gazetari se ajo një vajzë nga Kosova prezanton Shqipërinë dhe jo Kosovën në Festivalin Europian të Këngës Nishliu iu përgjigj se festivali i Tiranës ka qenë gjithmonë i hapur për kosovarët dhe se ishte e lumtur që kishte mundësinë të performonte në skenën e eurovizion. Veshja një element tepër i rëndësishëm për performancën mbetet sekret. “Do ta mësoni më 17 maj”- u ka thënë Rona Nishliu duke mbyllur konferencën për shtyp.

Në Baku për të mbështetur Rona Nishliun është dhe Florent Boshnjaku, autori i këngës. Prova e dytë do të jetë të enjten më 17 maj në orën 10:30. Pas secilës provë, Rona do të jetë edhe në një konference për shtyp përballë gazetarëve të atashuar pranë Eurovisionit. Për regjistrimin e këngës u punua në studiot e Ocean Ëay Recording dhe CapitolRecords në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i këngës u bë në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.

Këngëtarja nga Kosova do të performojë në shqip gjatë natës së parë të festivalit, më 22 maj, së bashku me përfaqësuesit e Rumanisë, Greqisë, Rusisë, Belgjikës, Hungarisë etj. Këtë vit në Eurovizion do të konkurrojnë 37 këngë në dy netë gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza