MOSKË - Tre persona humbën jetën pasi forcat e armatosura azere rrëzuan një helikopter nga republika e rebele e Nagorny-Karabakhut, që nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar, njoftoi sot media armene.
Ndërkohë, Ministria azere e Mbrojtjes, dekaroi se një "helikopter armik" ishte rrëzuar pasi kishte sulmuar trupat azere përgjatë vijës së armëpushimit.
Ajo nuk dha hollësi për viktima të mundshme nga ky sulm.
Ministria armene e Mbrojtjes tha se helikopteri gjuajtës, tip MI-24, i përkiste forcave ajrore të Nagorny-Karabakhut.
"Zëdhënësi i ministrisë, Artsrun Ovannisyan tha se helikopteri ishte në trajnim dhe i paarmatosur", njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.
Incidenti mund të rritë tensionin në Nagorny-Karabakh, rajon me popullsi armene, që u shkëput nga Azerbajxhani pas një konflikti të përgjakshëm në fillim të viteve '90./ATSh/
/Shqiptarja.com