Boris Johnson në vitet 90-të ka qenë korrespondent nga Brukseli i gazetës britanike Daily Telegraph.
Në atë kohë ai ka shkruar pandërprerë lajme të rrejshme. Fantazia e tij ka qenë aq e zhvilluar, saqë i ka argëtuar jo vetëm lexuesit në Britaninë e Madhe. Më 1991 Johnson shkroi se «industria e gomës» në Itali ka prodhuar kondomë të shkurtër për italianë dhe kësisoj i ka shkelur ligjet e BE-së.
Andaj, alarmonte Johnson, BE e ka ndërmend të standardizojë gjatësinë e kondomëve. Legjenda tjetër e Johnsonit: BE, raportonte ai, e ka ndërmend të themelojë një «polici bananesh», e cila do të kujdeset që bananet që shiten në BE të kenë formën e njëjtë.
Po ashtu BE do të mundësojë që në treg të shiten edhe dredhëza katërkëndëshe. Sipas Johnson, BE nuk do të lejojë që fëmijët nën 8 vjeç të fryjnë vetë balonat. Qeset e çajit do të ndalohen. Edhe si kryeministër në tri vitet e fundit, Johnson ka pasur një raport fleksibël me të vërtetën. Javën që shkoi gjysmë të vërtetat e tij u shpalosën si rrena. E braktisën edhe besnikët e fundit.
Nuk i mbeti asgjë tjetër përveç se të paralajmërojë dorëheqjen. Për publikun e etur për humor një lajm i keq. Për Britaninë e Madhe mbase lajm i mirë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
57.5%
-
Jo
34.6%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 749
Lajme të tjera
-
Rreziku nuk ka kaluar
25 Shtator, 17:40
-
Shqiptarët martesa të rreme për të marrë letrat angleze, pazaret bëhen hapur në status e komente! 30-50 mijë £ për të gjetur ‘nuse’ online
25 Shtator, 16:14
-
Italia do të prodhojë avionë të rinj luftarakë me Britaninë dhe Japoninë
24 Shtator, 22:41
-
Sunak planifikon të ‘ndalojë duhanin’ për brezat e rinj
22 Shtator, 22:53
-
Grabiti shtëpinë e sulmuesit të Çelsit në Londër, nis gjyqi për shqiptarin! Emiliano Krosi mori bizhuteri me vlerën e 300 mijë paund
22 Shtator, 10:33
-
VIDEO/ Mbretëresha Camilla dhe Brigitte Macron luajnë ping-pong
21 Shtator, 22:20
-
Investigimi i medias britanike për kalimin ilegal të emigrantëve shqiptarë me gomone, avokati për Report Tv: Shifrat janë reduktuar por qeveria shqiptare t’i japë zgjidhje
21 Shtator, 19:13
-
Ekstradimi/ Rasti i parë! Një vajzë shqiptare ‘wanted’ prangoset në Londër
21 Shtator, 17:13
-
5 shtetas bullgarë në Britani akuzohen për spiunazh për Rusinë
21 Shtator, 15:31
-
Shpalli falimentimin, Birminghami kalon nën mbikëqyrjen e Londrës
21 Shtator, 08:36
-
Mediat franceze fokusohen në 'rinovimin' e marrëdhënieve Britani-Francë
20 Shtator, 16:32
-
Mbreti Charles III dhe Camilla vizitë 3-ditore në Francë
20 Shtator, 16:02