TIRANË- Kryetari i komunës Baldushk në Tiranë, Ilmi Fadil Allmuça është plagosur mbëmë me armë zjarri. Sipas policisë plagosja ndodhi rreth orës 20: 30 minuta të mbrëmjes së të dielës në Mumajes të Komuns Baldushk.

46 vjeçar banuse në Tiranë, me detyre Kryetar i Komunes Baldushk është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë dhe Oficerë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet proçeduriale, si kqyrja e vëndit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(fj.di/sg/shqiptarja.com)