Balerinët shqiptarë, 3 ditë në Serbi
me koreografinë e Angjelin Preljocaj

Balerinët shqiptarë, 3 ditë në Serbi<br />me koreografinë e Angjelin Preljocaj
Në kuadër të “Festivalit të 13-të të Dancit” në Serbi, trupa e Baletit të Shqipërisë (TKOB) për herë të parë do të marrë pjesë në një tur triditor në Serbi, nga data 8-10 prill. Në këtë festival trupa e baletit do të prezantohet me pjesët koreografike “La Stravaganza & Noces” nga Angelin Preljocaj, shfaqja e së cilës do të jetë në qytetet Beograd, Novi Sad dhe Nish.
 
Në njoftimin për shtyp Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit deklaron se “edhe pse ka qenë prezente shumë herë jashtë vendit me shfaqje të ndryshme, ky turne përbën një ngjarje të rëndësishme në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ne art e kulturë, iniciuar rishtas mes 2 vendeve”.
 
“Festivalit i Dancit“ në Serbi është një nga eventet më të rëndësishme në rajon, ku prezantohen në kontekst botëror tituj dhe emra të njohur të fushës së dancit.
 
Gjatë viteve në këtë festival janë performuar rreth 200 pjesë koreografike krijuar nga koreografët më në zë ndër vite. Programi i pasur dhe prezantimi i një estetike të re në fushën e dancit kanë bërë që numri i audiencës të jetë gjithnjë në rritje.
 
Ftesa për pjesëmarrje vjen nga Dejan Savic, Drejtor i Përgjithshëm i Operas Nacionale të Beogradit, i cili erdhi në Shqipëri me ftesë nga Ilir Kerni në cilësinë e dirigjentit në koncertin Simfonik realizuar në TKOBAP më 26 shtator 2015.
 
Baleti “Noces” i vënë në skenë nga Angelin Preljocaj u krijua në vitin 1989, me muzikë të Igor Stravinski dhe koreografi Preljocaj e ka ngjitur këtë vepër edhe në skenën shqiptare me balerinët e TKOB.
 
“Baleti “Stravaganza” më sjell ndërmend historinë time personale, rrugën që unë kam ndjekur. Unë jam shumë i prekur që kjo pjesë do të vihet në skenë nga Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.”. ka thënë koreografi Preljocaj.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri