Balerini shqiptar, Bernard Shehu
do të hap lojërat olimpike

Balerini shqiptar, Bernard Shehu<br /> do të hap lojërat olimpike
LONDËR - Balerini Bernard Shehu do të interpretojë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike rinore të provincës së Salernos që çelen më 9 qershor në Paestum. Bernard Shehu është, balerin e mësues baleti dhe ka pohuar për Shqiptarja.com se “këtë herë jam përzgjedhur për koreografinë dhe interpretimin e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Salernos”. Ai thotë se kjo detyrë i është besuar pas suksesit që pati vitin e shkuar me ceremoninë e hapjes së Olimpiadës së provincës së Maceratës. Ashtu si vitin e shkuar, edhe në Paestum, Bernardit i është besuar edhe përzgjedhja e balerinëve që do të interpretojnë. E para publikut do të dalë edhe ai vetë, duke vallëzuar krah të ftuarës speciale, Noemi Arcangeli, balerinë dhe soliste e AterBalletto. Bernard Shehu ka qenë pjesë e kompanisë Balletto di Roma dhe ka punuar në teatrin komunal të Firences si asistent i Fabrizio Monteverdes. Hapat e parë në balet i ka hedhur në shkollën e baletit në Tiranë që kur ishte i vogël. Nga aty shkoi në Azerbajxhan. Me artin bashkëkohor është afruar në Itali. Në vitin 2000 shkon në Parma dhe më pas shkon në kompaninë e baletit të Romës. Aktualisht balerini Shehu jep mësim të vallëzimit klasik dhe bashkëkohor në disa shkolla të Marche-ve, zhvillon stage në mbarë Italinë dhe herë pas here merr pjesë në projekte interesante. “

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit, vdes presidenti iranian Raisi dhe ministri i Jashtëm! Nuk ka asnjë të mbijetuar

Rrëzimi i helikopterit, vdes presidenti iranian Raisi dhe ministri i Jashtëm! Nuk ka asnjë të mbijetuar