Balet, piktura e tur fotografish, Rama surprizon liderët e BE-së! Korridori i Kryeministrisë i përgatitur enkas për samitin e Procesit të Berlinit

“Vendi dhe momenti i duhur”, kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama, në çeljen e samitit të Procesit të Berlinit, për herë të parë në Tiranë. Evenimenti historik, nisi me një performancë spektakolare me koreografi të Angjelin Prelocajt, i cili zbuloi edhe bisedën me kreun e qeverisë. 

Ndërsa më herët, Rama shpjegoi edhe performancën artistike të baletit, e cila ilustroi ekspozimin e pikturës “Rrëmbimi i Europës” (Abduction of Europa), të piktorit italian Giovanni Domenico Cerrini.

“Mirë se erdhët të gjithë! Mendova se ishte vendi i duhur, momenti i duhur për të ekspozuar “Rrëmbimi i Europës’’, kryeveprën e Giovanni Domenico Cerrini, - iu drejtua të pranishmëve Kryeministri Rama.

Por, surprizat për liderët e BE-së nuk kishin nisur ende! Kreu i qeverisë, i kishte dedikuar një korridor të mbushur me foto nga takimet e tij me liderët e BE-së, duke simbolizuar kështu “fluturimin” e Shqipërisë në union.

Pas shfaqjes së baletit, Rama ka ftuar liderët e BE-së të përshkojnë korridorin e Kryeministrisë, para nisjes së punimeve të samitit.

Krah Scholz, kryeministri i ndjekur nga Albin Kurti dhe pjesëmarrësit e tjerë të samitit, kaluan përmes korridorit me “copëza” nga takimet e Ramës me liderët evropianë.

Në nisje të samitit, të ulur së bashku tek Piramida tashmë e ‘evropianizuar’, Rama dha edhe një videomesazh 8-minutësh që përshkruante metamorfozën e Shqipërisë nga periudha e komunizmit e deri në ditët tona...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Nis me balet samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Krijim i Perlocajt, yllit të shndritshëm që na e adoptoi Franca! Koreografi: Ma kërkoi vetë Edi, është i çmendur! Ja ç’më tha

 

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar performancën artistike të baletit me të cilën ishte zgjedhur të çelej për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Rama tregoi se koreografia është thurur mjeshtërisht nga koreografi Angjelin Perlocaj për të cilin Rama ndau edhe vlerësimin e tij maksimal. Një fjalë e mbajti edhe Perlocaj i cili u shpreh se e ka bërë koreografinë në kohë rekord ndërsa zbulon edhe bisedën me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Një shqiptaro francez një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës. Dhe aty mësoi të vallëzonte se prindërit e tij u arratisën mes maleve ndërsa Franca e adoptoi

Perlocaj: Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël, I thashë, edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 23 balerinët e mi m=këtu dhe dje nismë të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi.

Rama: I thashë do shkojë mirë, sepse Ballkani perëndimor pikturon BE-ja vallëzon. U mundova të rregulloj dhe  motin se s’mund ta nisnim samitin me motin e Britanisë apo Holandez.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/10/2023 01:26

    Vallet e kombeve me pelqyen,se u perfshine te gjithe;fotot e Rames ne takime te ndryshme-jo vetem te merzitshme,por dicka qe mund t'a bente nje autokrat si Erdogani,gjithashtu te gjithe pjesemarresit jane /deri ne fyt/ me foto te tilla.Mund te ishte gjetur dicka tjeter me interesante,pse jo dhe me humor.Sa per baletin,frymezuar nga /Rrembimi i Evropes/,por ndoshta nga veshjet e levizjet, te kujton me teper levizjen / Me too #/ dhe c'ndodh neper zyra! S.d.q,nga gjithe pjesemarresit duket qe vetem gjermani e greku e shijuan, se sa per te tjeret,mjafton te shikosh ekspresionet ne fytyra e sidomos personi ne foton 17-Hm,what is this??!!

    Përgjigju
  • Maks: 16/10/2023 13:10

    Po sigurisht. Nuk ka si ndodh ndryshe. Servilizmi, valle e kenge, dreke e darka, te pire e dolli, jane 'vyrtytet' kryesore te shoqerise sone. Vecanerisht ne 'shtet' kur qendra shkon ne baze pa le kur bota vjen me qender... de de! Qeni kallanxhiut loz....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar