Baleti Carmina Burana me 250
artistë në datat 13 e 14 maj në TKOB

Baleti Carmina Burana me 250<br />artistë në datat 13 e 14 maj në TKOB
Rikthehet “Carmina Burana”, një vepër e madhe e dashur për publikun në datat 13 dhe 14 Maj. Premiera e baletit me koreografi të Juri Vamos që shënoi sukses në skenë një vit më parë, do të ringjitet në skenën e teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Carmina Burana, kjo kantatë skenike nga Carl Orff, iu jep flatra fantazisë së koreografëve si rrallë ndonjë vepër tjetër muzikore e shek. XX.
 
Baleti do të ngjitet në skenë me ndihmën e asistenteve koreografe  Jouce Guoco, Rovena Shqevi dhe Alisa Gjoni. Kjo premierë e Baletit sjell në skenë qindra artistë, ku përfshihet trupa e baletit, solistë, kori dhe Orkestra e TKOB.

Do të dëgjohet zërat e sopranove Ekelejeda Kamani e Erlinda Agolli, i baritonit Kalro Çeski apo kontratenorit Safet Berisha.

Ndërkohë balerinët Adela Muçollaeri e Ledia Sulaj, Kristi Dalipi, Jonida Onuzi, Ervis Nallbani, Dion Gjinika etj do të shprehin nëpërmjet vallëzimit nuancat psikologjike e personale të karaktereve të personazheve të dramës Carmina Burana.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy