Trupa Kombëtare e Baletit të Kosovës do të ngjitet me premierën “Netët Arabe” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në Tiranë. Koreografi Pëllumb Agalliu pohon se “premiera vjen në Tiranë në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë”.
Në “Netët Arabe”, personazhet e mbretit Shehriar, Nuridës dhe Sheherzades, i sjellin balerinët Sinan Kajtazi, Jeta Musolli dhe Teuta Krasniqi. “Netët Arabe”, sjellin para publikut përrallat e 1001 netëve, këto përralla që dashur-padashur na rikthejnë në fëmijëri, pra janë këto përralla që freskojnë imagjinatën, sepse jo vetëm rrëfimet janë të këndshme, por të veçanta janë edhe kostumet, lëvizjet e balerinëve. Skena eshte plot ngjyra, siç janë ambjentet e këtyre përrallave.
Shfaqja do të jepet më datën 3 prill 2016, në ora 19:00, në TKOB.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com