Baleti kontemporan 'Uni' shfaqet me sukses në Durrës, Shqevi: 'Uni' na bën të rikthejmë vëmendjen te brendia jonë

Stacioni i fundit i baletit kontemporan “Uni” ishte në qytetin e Durrësit , për këtë sezon veror. Shfaqja u ndoq me interes nga publiku në sheshin “Liria”.

Energjia dhe vitaliteti që “Uni” transmetoi tek publiku durrsak është e ngjashme me luftën e secilit prej nesh me veten dhe botën që e rrethon.  Balerina Rovela Shqevi u shpreh se shfaqje të tilla janë një nevojë për t’u larguar nga përditshmëria, për të reflektuar mbi atë që bëjmë ku secili e kupton baletin si një roman, duke fantazuar në mënyrën e tij.

“Baleti sjell levizje koreografike mjaft të bukura, muzikë dhe tematikën intersante, luftën e njeriut, luftën e brendshme që e përball me gjërat që e rrethojnë”, tha Rovena Shqevi.

 

Baleti kontemporan erdhi me koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara dhe Rovena Shqevi, kostumografinë e Dea Bejlerit dhe muzikën e Barbatuques, Brent Leëis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrapi.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë