Baleti “Arrëthyesi” sukses në TKOB
një tufë lulesh për "Shën Valentinin"

Baleti “Arrëthyesi” sukses në TKOB<br />një tufë lulesh për "Shën Valentinin"
TIRANË - Baleti “Arrëthyesi” e merr temën nga një natë Krishtlindjesh, por koreografi Ilir Kerni e ka rezervuar si një surprizë speciale për të dashuruarit për Ditën e Shën Valentinit. Dhe vërtetë na surprizoi... Premiera ka marrë duartrokitje të gjata nga publiku dhe pas shfaqjes së 14 dhe 15 shkurtit, baleti do të vijojë të shfaqet edhe në datat dhe 20 e 21 shkurt 2016, ora 19.00.

Ka një arsye pse koreografi dhe drejtori aktual i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë e ngjit këtë shfaqje në skenë për të dashuruarit. Vetë “Arrëthyesi” baleti i bukur me muzikë të Çajkovskit, kjo premierë e munguar për vite me radhë në skenën e TKOB-it, e pa dritën e skenës shqiptare 7 vite më parë. Dhe arsyeja pse ky balet u ngjit në skenë, nuk merr shtysë nga asgjë materiale, përveçse nga “një vorbull” e madhe dashurie e pasioni mes artistëve, koreografit, instrumentistëve dhe protagonistëve të tjerë të premierës.

Për Ilir Kernin “Arrëthyesi” ka qenë një dashuri më vete. I kthyer nga karriera e tij e gjatë si balerin dhe koreograf nga Beogradi në Tiranë, veprën moderne të baletit Kerni e ngjiti si një shenjë mirënjohje dhe dashurie për skenën  e Tiranës (ku shkëlqeu për herë të parë ylli i tij i talentit për të pushtuar më pas skenat botërore). Punoi me dashuri, ashtu si dikur me të mjeshtri Agron Aliaj, por edhe sepse një pjesë e balerinëve janë ende të rinj, nxënës të shkollës së baletit. I bëri të gjithë të ndiheshin yje, i vuri në sprovë dhe i mësoi me shijen e një suksesi të merituar me punë.

Dhe ringjitja në skenë pas 7 vitesh nuk do qe gjë tjetër veç një dhuratë dashurie, tashmë edhe për publikun, duke gjetur rastin të surprizojë suksesshëm në
Ditën e Shën Valentinit. Shija e ëmbël muzikore, e kësaj premiere ishte shumë më tepër se të zbuloje surprizat shpesh butaforike të dhuratave të Shën Valentinit. Natën e premierës pati jo pak të rinj që ndiqnin ëmbëlsisht dhe me duart bashkuar e zemrën e gëzuar balerinët, ata që dukeshin si shpirtra engjëllor fluturues. Kudo ndihej shije dashurie e mirësie. Ndikonte muzika, ndikonte eleganca dhe pastërtia e lëvizjeve të balerinëve si në një ëndërr.

Sytë, sigurisht të mbeten tek eleganca e balerinës së re Adela Muçollari në rolin kryesor, Klara. 7 vjet më parë ajo ishte në prapavijën e baletit “Arrethyesi”, ndërsa në këtë premierë Ilir Kerni i beson personazhin kryesor. Rrezatimi i balerinës e bën “Arrëthyesin” të marrë jetë. Një vallëzim mahnitësh i Klarës me Miushin dhe një nga një apo grupe-grupe balerinët e tjerë kërcejnë duke krijuar imazhe mbresëlënëse në një skenografi vezulluese, me princ të kaltër, me magji, me zana.

Ja pikërisht për të mos humbur një shijim i tillë në një ditë të shënuar Kerni riktheu “Arrëthyesin”, duke e ngrohur me “dhuratën”-n e tij zemrën e publikut, me një nga premierat më të suksesshme në listën e shfaqjeve të TKOB-it. Edhe vetë aktorët e rinj, duke nisur që nga Adela nuk do të kishin rast të shpërbleheshin aq bukur me aq shumë zjarrmi duartrokitjesh.Baleti është pasion dhe kërkon punë pa fund për ne balerinët. Jam shumë-shumë e lumtur!”, thotë balerina Adela Muçollari pas shfaqjes, pasi e kanë e mbushur të gjithën me tufa lulesh. Me pak fjalë e gjithë shfaqja ishte një tufë e bukur lulesh.  

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!