Një tjetër ringjitje do të ketë në skenë baleti “Arrëthyesi” pas shfaqjes së suksesshme të janarit të këtij viti. I vlerësuar si një nga shfaqjet më emocionuese të sezonit artistik “Arrëthyesi” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në data 10 dhe 11 Qershor, ora 20.00.
Është një balet tërësisht klasik me muzikën e mrekullueshme të Çajkovskit, i cili e ka bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” të Hofman.
Koreografi Ilir Kerni dhe asistentët e baletit Alisa Gjoni e Rovena Shqevi i kanë dhënë energji dhe shpirt interpretimit të balerinëve në skenë. Ata krijojnë atmosferën e një nate krishtlindjesh, ku shpërfaqet një ëndërr, pas kësaj ëndrre vijnë princi, zanat dhe ëmbëlsirat..dhe vallëzimet bëhen gati transparente
Në skenë bashkë me trupën e Teatrit të Operës do të interpretojnë edhe nxënës të Shkollës së Baletit. Baleti "Arrëthyesi" ka një filozofi të veçantë, pasi shërben si një pikë reflektimi, përsiatjesh në lidhje me kuptimin e jetës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO