Baleti “Carmina Burana” nis
sezonin artistik në Teatrin e Operas 

Baleti “Carmina Burana” nis<br />sezonin artistik në Teatrin e Operas 
Nuk do të ketë një premierë të posaçme për çeljen e sezonit në ri artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Nisja e këtij sezoni artistik do të shënohet me baletin Carmina Burana të koreografit hungarez Juri Vamosh. 

Drejtoresha e institucionit, Zana Çela këtë ringjitje në skenë të baletit e shpjegon me kohën e shkurtër të marrjes së detyrës dhe faktin që teatrin e gjeti pa kalendar.
 
''Në asnjë teatër nuk ndodh që të filllojë puna për një sezon, kur fillon sezoni. Teatri ishte pa kalendar. Një teatër duhet ta programojë teatrin kalendarin, një vit më përpara dhe me parametrat europian dy vite më përpara'', u shpreh Çela. 

Teatri i Operës dhe Baletit në janar do të nis rikonstruksionin. Sipas Çelës do të zgjerohen hapësirat dhe do të rregullohet efekti i fonisë së skenës. Po çfarë do të ndodh me shfaqjet.

''Ky report strategjik përcaktohet nga problemi kryesor që teatri jonë ka hapur dhe të gjithë teatrot në botë kanë, që është rritja e audiencave. Duhet të kapim edhe audiencat që ky teatër nuk i ka pasur të shumtë, siç janë të rinjët dhe fëmijët'', vijoi Çela.

Carmina Burana kjo vepër madhore e Karl Orfit angazhon 200 artistë në skenë. Në shfaqejn që do të jepet më 23 dhe 24 shtator janë përfshirë edhe artistë të rinj.

Sipas dretoreshës Çela është bërë një rifreskim i veprës, ku një rol të veccantë do të luajë edhe dirigjenti italian Alessandro Cadario që thotë se për herë të parë provon të dirigjojë për Carmina Buranan si balet.

Por ai shton se ka krijuar tashmë një bashkëpunim të mirë me orkestrën shqiptare dhe vlerëson nivelin e saj.

zana cela teatri
zana cela teatri
 (Zana Çela)

zana cela teatri
zana cela teatri
Foto të tjera

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë