Baleti “Impakt” e “Table” rikthehet
sot në Teatrin e Operës dhe Baletit

Baleti “Impakt” e “Table” rikthehet<br />sot në Teatrin e Operës dhe Baletit
“Impakt” e “Table” është baleti që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 9 dhe 10 mars. Premiera e realizuar dy vjet më parë pas një pune të madhe të trupës së baletit me koreografin portugez Daniel Cardoso, këtë herë mbahet me kontributin e artistëve shqiptarë.

Asistent koreografia Rovena Shqevi rrëfen s’e i kanë ruajtur të gjithë elementët e koreografit Cardoso për rikthimin e premierës të këtij baleti modern në skenë.

Balerina e talentuar Ledia Sulaj, që ka shënuar disa suksese në premierat e këtij viti, kryesisht në baletin klasik, shprehet se iu përshtatet mirë edhe zhanreve moderne të baletit. Ndërsa balerini Eltjon Merja ka një mesazh për moshatarët e tyre që të mos zhyten në botën virtuale.

“Ta heqin nga dora atë telefonin se është shumë I dëmshëm thotë balerini”, duke premtuar se këtë do ta tregojnë më së miri me gjuhën e baletit.

Impact” është një rrëfenjë se si teknologjia sot ndikon në menyrën e të jetuarit, se si bota ka ndryshuar dhe si si njeriu ka evoluar bashkë me të.

Ndërsa “Table” portretizon një botë e cila rrotullohet rreth një objekti i cili është shumë i zakonshëm por edhe shumë i rëndësishëm në jetët tona.

Në drejtimin artistik, skenografinë, kostumet dhe ndriçimin e Daniel Cardosos , të dyja pjesët koreografike, të cilat portretizojne tema të cilat janë shumë aktuale edhe sot, në shoqërimin e muzikës së Peter Gabriel , do të interpretohen nga balerinët e trupës së TKOB-së si Endri Shkoza, Eltjon Merja, Kristi Dalipi, Isida Molaymeri etj.

baleti me logo

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid