"Balili", Tahiri i përgjigjet akuzave
të PD: E kemi peshqesh nga ju

të PD: E kemi peshqesh nga ju">
Ministri i Brendshëm, Samir Tahiri i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në adresë të tij, për çështjen e Kelmend Balilit. 

Tahiri i cilëson deklaratat e demokratëve si llum që ka për synim njollosjen e punës së policisë. Tahiri tha se Balili është peshqesh i qeverisë së demokratëve, ndërsa shtoi se i shumëkërkuari nuk do t'i shpëtojë drejtësisë.  

"Trimat e Shqup-it vazhduan edhe sot të nxjerrin llumin e godinës së tyre për të njollosur Policinë e Shtetit. Përsëri akuzuan Policinë dhe mua personalisht për mosarrestimin e Kelmend Balilit.  Dua t'ju them sot se ashtu si gjithe llumin e Lazaratit e te droges, te krimit te organizuar e te korrupsionit ne polici e gjetem nuk e sollem ne, po e trasheguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh! 

Klement Balili nuk ka asnjë shprese t'i shpetoje arrestimit sado te fshihet skutave e ferrave te zones ku ka vendosur t'i beje rezistence forces se ligjit. Eshte i mbaruar dhe fundi i tij do te jete aty ku kane perfunduar shume te tjere perpara tij",
thuhet në deklaratën e Ministrit të Brendshëm. 

Ishte kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj që akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri, se nuk zbatojnë prej 8 muajsh urdhërarrestin ndërkombëtar për Balilin.
 
"Prej 17 majit, Saimir Tahiri ka qenë nën detyrimin për ta ndaluar Klement Balilin, për të zbatuar urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale Krijim dhe Drejtim të Organizatës Kriminale, pa pritur më asnjë procedurë tjetër.
 
Ja ku është publikimi i Ministrisë së Drejtësisë, e gjeni në faqen e saj zyrtare.
 
Kjo është një dëshmi se Saimir Tahiri dhe Edi Rama, kanë mbrojtur Klement Balilin prej 8 muajsh. Nesër bëhen saktësisht 8 muaj, që Saimir Tahiri dhe Edi Rama refuzojnë të zbatojnë urdhërin për arrestimin e Klement Balilit.
 
Kjo pra është lidhja e qeverisë me krimin, ky është inkriminimi në nivelet më të paimagjinueshme
", u shpreh Alibeaj.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim