"Balili", të premten Nishani
mbledh Këshillin e Sigurisë

mbledh Këshillin e Sigurisë">
Ditën e premte në orën 12:00 Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas kërkesës së Metës për të analizuar të gjitha veprimet apo mosveprimet e institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen dhe arrestimin e Balilit.

"Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare ditën e premte, më datë 3 shkurt 2017, ora 12.00, në Institucionin e Kreut të Shtetit" njofton Presidenca.
 
Në datën 25 Janar Ilir Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit me anë të një letre i kërkoi Presidentit të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen dhe arrestimin e Balilit.

"Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare.
 
Partnerët tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare, kanë përcjellë shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase, nga organet kompetente shqiptare, sipas përcaktimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi"
shprehej Meta në letrën e tij.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë për të analizuar veprimet e institucioneve për mos arrestimin e Balilit nuk është pritur mirë nga ministri Tahiri, i cili u shpreh pak ditë më parë se "Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Balilin është e çuditshme. Nuk u mblodh as për Lazaratin”.
 
Por më tej, Tahiri shtoi se do e informonte me kënaqësi ‘Presidentin e painformuar’ mbi çdo përpjekje të Policisë së Shtetit për kapjen e Balilit.

Kelmend Balili cilësohet nga mediat greke si "Eksobari i Ballkanit". Në muajin Dhjetor te vitit 2016, Policia e shpalli zyrtarisht në kërkim dhe angazhoi mbi 200 forca policore që krehën zonën e jugut. Kontrolle pati dhe në familjen Balili në Sarandë.
 
Aktulisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve.
 
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka punuar mbi dosjen hetimore të palës greke dhe sipas tyre ka prova të mjaftueshme të cilat lidhin Balilin me trafikun ndërkombëtar të drogës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim