Balkan Insight: Si e pasuroi MB
agjencinë e Aleksandër Frangajt

Balkan Insight: Si e pasuroi MB<br />agjencinë e Aleksandër Frangajt
TIRANE- Të dhënat e marra nga “Balkan Insight” tregojnë se nga viti 2009 deri në vitin 2012, Ministria e Brendshme shpenzoi të gjithë buxhetin e saj për reklama televizive për një agjenci të vetme, të lidhur me një figurë mediatike pro-qeveritare.
 
Të dhënat e siguruara përmes një kërkese për lirinë e informacionit, FOI, tregojnë se Ministria e brendshme organizoi gjashtë fushata të mëdha reklamash televizive dhe prodhoi një spot në 4 vite për një total prej 85 389, 780 lek (610 000 euro).
 
Të shtatë kontratat të dhëna për prodhimin dhe transmetimin e reklamave, shkuan për një agjenci të vetme publicitare, “Promo Sh.p.k”.
 
Tashmë e falimentuar, “Promo” ishte në pronësi të vëllait të Aleksandër Frangajt, pronar i TV Klan.
 
Si botues i gazetës “Koha Jonë” në vitet ’90, Frangaj ishte një armik i Sali Berishës, në atë kohë President i qendrës së djathtë në Shqipëri në vitet 1992-1997.
 
Në vitin 1994, ai madje u burgos për një periudhë të shkurtër, pasi zemëroi Berishën dhe Partinë Demokratike.
 
Por kur Berisha rimori pushtetin në vitin 2005, si kryeministër, Frangaj kultivoi marrëdhënie më të mira me të, duke marrë mbështetjen e tij.
 
Edhe pse kërkesa e “Balkan Insight” për informacionin u dorëzua në tetor, u mund të sigurohej akses në këto të dhëna vetëm javën e kaluar, pesë muaj pas skadimit të afatit ligjor prej 35 ditësh.
 
Nga viti 2008 deri në 2012, ministria e Brendshme drejtohej nga kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, nga 2009 në 2011, dhe nga presidenti aktual Bujar Nishani, nga 2007 në 2009, dhe sërish nga 2011 në 2012.
 
“Balkan Insight” ka mësuar se kontratat ishin pjesë e një skeme të gjerë për të pasuruar mediat pro-qeveritare, gjatë tetë viteve që Partia Demokratike mbajti pushtetin.
 
Institucione të tjera ishin bujare me kompani të tjera në pronësi apo të lidhura me Frangajn, përfshirë Këshillin e Ministrave, Ministrin e Mbrojtjes dhe Drejtorinë e Policisë.
 
Ministria e Mbrojtjes, përgjatë 2 viteve i dha 580 mijë euro reklama dy agjencive të lidhura me Frangajn, “Promo Sh.p.k” dhe “Zoom Events”. Tv “Klan” po ashtu mori mbi 427 mijë euro nga Këshilli i Ministrave në 2008 dhe 2010.
 
Ndërkohë, Drejtoria e Policisë i dha kompanisë “Promo” 198 950 000 lek (1.4 milion euro) për 3 fushata të mëdha publicitare, nga 2010 deri në 2012.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore