2019, Balla: Vit historik i fillimit të negociatave me BE, sfidat kryesore mbeten punësimi e mirëqenia

2019, Balla: Vit historik i fillimit të negociatave me BE, sfidat kryesore mbeten punësimi e mirëqenia

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar përmes një prononcimi të shpërndarë në rrjetin social "Facebook" të gjithë shqiptarë për vitin e ri 2019. 

Balla theksoi se viti 2018 ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtësisë së Re, ndërsa viti 2019 do të jetë viti historik i fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës, sfidat kryesore mbeten punësimi, mirëqenia dhe rritja e investimeve në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë.

Duke folur për protestën e studentëve, Balla tha se studentët i dhanë të gjithë një mesazh. 

Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet ta kuptojmë më së miri. Siç me të drejtë kryeministri e vlerësoi, ishte një shuplakë për qeverinë, pavarsiasht se ishte një grusht për opozitën. Opozita të shikojë pozicionin e vet, ndërkohë që me kemi marë gjithë angazhimin për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre dhe për të ndryshuar komplet procesin e bashkëqeverisjes që nisëm në qershor të vitit 2018.

Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Freshisti: 03/01/2019 00:59

    I urojme shendet BALLES Per miratimin Me tundje KOKE te VETINGUT TE POLITIKANEVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë