Balla-3 eurodeputetëve të Le Pen:
Ne,çelësi mes Lindjes e Perëndimit

Balla-3 eurodeputetëve të Le Pen:<br />Ne,çelësi mes Lindjes e Perëndimit
TIRANE - Rezoluta e depozituar pak ditë më parë në parlamentin europian kundër antarsimit te shqipërisë në BE nga 3 deputet francez, ka marrë reagimin e deputetit socialist Taulant Balla njëherësh kryetar i Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.

Letrën derguar tre erodeputetve ne përgjigje të veprimit të tyre ndaj Shqipërisë, Balla e nis kështu: “Je suis Charlie”, për tu prezantuar. Jam katër krerët fetarë shqiptarë që erdhën të marshonin në Paris në mbrojtje të lirive franceze, të nesërmen e atentateve që përgjakën Francën. “Je suis Charles”, Gjenerali që shpesh partia juaj e mban për referencë kthjelltësie dhe që përshëndeste te Shqipëria vendin mik dhe aleat, që prej 1940.” 

Deputeti Balla kërkon që mos pengohet integrimi i Shqipërisë dhe tre eurodeputet mos gjejnë pretekse për ta bërë atë. Balla shkruan më tej se të përjashtosh Shqipërinë eshtë një llogari meskine pasi ajo mban çelësat gjeopolitik të Lindjes dhe Perëndimit.

"Të përjashtosh Shqipërinë, thjesht për të shtuar një pikë më shumë në listën e gjatë të manifesteve për deshtimin e Europës të së ardhmes, është një llogari fort meskine, me një çmim ndoshta shumë të lartë. Shqipëria, zinxhiri i historisë në distancë të njejtë midis Romës dhe Stambollit mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit dhe përbën elementin moderues të një rajoni historikisht të trazuar. Ëndrra europiane e Shqipërisë nuk ka nevojë për tu goditur. Këshillë prej miku: kapeni dorën e saj miqësisht dhe vllazërisht të shtrirë, si një shanc të vërtetë për rigjallërimin dhe rinovimin e Europës dhe jo si një makth artificial për të trembur votues në udhëkryq." shkruan në letër Balla

Tre eurodeputetët Dominique Bilde, Sophie Montel dhe Steeve Briois pak ditë më parë përmes një resolute kundërshtonin anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, me arsyetimin se gjendja sociale dhe ekonomike aktuale në Europë nuk le vend për anëtarësime të tjera.

Më poshtë letra e deputetit të PS, Taulant Balla: 
Te dashur miq,Po ndaj me ju letren derguar 3 eurodeputeteve franceze Dominique Bilde, Steeve Briois dhe Sophie Montel te cilet kane depozituar nje Rezolute ne Parlamentin Europian kunder anetaresimit te Shqiperise ne BE.

Drejtuar:
Dominique Bilde MEP
Steeve Briois MEP
Sophie Montel MEP
Parlement européen
Rue Wiertz
Altiero Spinelli
1047 Bruxelles

Të nderuar kolegë parlamentarë,

“Je suis Charlie”, për tu prezantuar. Jam katër krerët fetarë shqiptarë që erdhën të marshonin në Paris në mbrojtje të lirive franceze, të nesërmen e atentateve që përgjakën Francën. “Je suis Charles”, Gjenerali që shpesh partia juaj e mban për referencë kthjelltësie dhe që përshëndeste te Shqipëria vendin mik dhe aleat, që prej 1940. “Je suis François”, mishërimi i një tradite të gjatë fetare që për ju është djepi i Europës dhe që më parë se të krijonte Francën, mbolli qysh në krye të herës farën e saj në Shqipëri: “Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend europian ku ka të Krishterë e Myslimanë”, janë fjalët e tij.
Duke mos mundur t’i mveshni Shqipërisë epitetet e islamizmit, intolerancës, armiqësisë ndaj një tradite dhe një qytetërimi që pa pjesërisht dritën e djellit në tokën e saj të moçme, i pengoni rrugën drejt integrimit nën pretekste më pak të bujshëm: korrupsioni, instabiliteti ekonomik, pesha e trafiqeve të paligjshëm. Të këqija që në fund të fundit janë gangrena e vendeve të Europës nga Korsika në Siçili e nga periferitë e Parisit në qendër të Athinës.
Duke parë ritmin e çfrenuar të rezolutave tuaja, deklaratave e pozicionimeve kundër rimëkëmbjes së projektit europian, kuptoj se lojrat politike nuk janë mënjë art, por një zanat i zvetënuar, edhe për një parti si e juaja, lluksi i së cilës ka qënë mos të ketë kurrë rastin për të ushtruar pushtetin dhe përgjegjësitë e vërteta.
Megjithë këtë, ka lojra që në fakt janë të rrezikshme. Ndonëse Shqipëria vjen nga larg, me një të kaluar tëdhimbshme, potencialet e saj janë të paprekura: popullsi e re në moshë, pasuri hidrike dhe minerare, monedhë e qëndrueshme dhe rritje ekonomike.
Të përjashtosh Shqipërinë, thjesht për të shtuar një pikë më shumë në listën e gjatë të manifesteve për deshtimin e Europës të së ardhmes, është një llogari fort meskine, me një çmim ndoshta shumë të lartë. Shqipëria, zinxhiri i historisë në distancë të njejtë midis Romës dhe Stambollit mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit dhe përbën elementin moderues të një rajoni historikisht të trazuar.
Të godasësh pa dallim është, përgjithësisht, një strategji pa bereqet. Ëndrra europiane e Shqipërisë nuk ka nevojë për tu goditur. Këshillë prej miku: kapeni dorën e saj miqësisht dhe vllazërisht të shtrirë, si një shanc të vërtetë për rigjallërimin dhe rinovimin e Europës dhe jo si një makth artificial për të trembur votues në udhëkryq.
Vllazërisht europian,

Taulant Balla
Deputet
Kryetar i Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri

Me poshte teksi ne frengjisht:

Chers Collègues parlementaires,

Je me présente, “Je suis Charlie”. Je suis les quatre chefs religieux albanais qui sont venus manifester pour les libertés françaises et europeennes au lendemain des attentats terroristes qui ont ensanglanté Paris; “Je suis Charles”, le Général dont souvent votre parti se réclame et qui saluait en l’Albanie le pays allié et ami dès les années 1940; “Je suis François”, le chef d’une longue tradition religieuse qui a vos yeux est aux racines de l’Europe et qui ensemença en Albanie, avant de faire la France: “L’Albanie n’est pas un pays musulman, mais un pays européen où il y a des Chrétiens et des Musulmans”, ce sont ses mots.

Ne pouvant taxer l’Albanie d’islamiste, d’intolérante, d’ennemie d’une tradition et d’une civilisation qui est en partie née sur son antique territoire, vous lui défendez l’adhésion à l’Europe sous des prétextes moins flamboyants: corruption, instabilité économique, poids des trafics illicites, maux qui, au demeurant, gangrènent l’Europe entière, de la Corse à la Sicile et de la banlieue parisienne au centre d’Athènes.

En regardant le nombre effréné de vos résolutions, déclarations, prises de positions contre le redressement du projet européen, je me rends compte que le jeu du pouvoir n’est plus un art, mais un vil métier, même pour un parti comme le vôtre dont le luxe et parfois même la gloire c’est de ne jamais l’avoir exercé.

Or, y a des jeux qui sont dangereux. Bien que venant de très loin, avec un passif extrêmement lourd, l’Albanie est un pays en plein renouveau; population européenne très jeune, richesses hidriques, pétrolières et minières, monnaie nationale stable et une croissance économique soutenue.

Ostraciser l’Albanie, pour rajouter un point de plus dans la longue liste des manifestes pour le décès de l’Europe du futur est un bien mesquin calcul qui pourrait entraîner un coût exorbitant. L’Albanie, maillon de l’Histoire, , détient les clés géopolitiques de l’Europe du sud-est et constitue l’élément modérateur dans une région historiquement tourmentée.

Tirer tous azimuts est, généralement, une bien mauvaise stratégie. Le rêve européen de l’Albanie n’a pas besoin d’une balle. Conseil d’ami: saisissez sa main tendue fraternellement, comme une véritable chance pour le renouveau de l’Europe et non comme un vain cauchemar stimulé pour étourdir des électeurs à la croisée des chemins.

Bien confraternellement,

Taulant Balla

 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)