Balla 5 pyetje Bashës:Mos hesht
pse e solle në Shqipëri Fazlliçin?

Balla 5 pyetje Bashës:Mos hesht<br />pse e solle në Shqipëri Fazlliçin?
Pas publikimit të skandalit me rimbursimin e TVSH për biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç që fitoi miliona euro në Shqipëri, ka reaguar n/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla që shigjeton PD për heshtjen.
 
Taulant Balla deklaron se biznesmeni Damir Fazllic ka vjedhur në Shqipëri me mbështetjen e kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha, i cili sipas tij e ka ndihmuar në rimbursimin e TVSH, ndërsa në kompaninë "Crown Acquisitions" ka qenë ortak edhe kunati i tij.

“Sivllau i Lulzim Bashës dhe këshilltari i Sali Berishës, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç ka përfituar 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH­-së nga Tatimet në Shqipëri.
 
Por Luli ende nuk po flet dhe as "babai" i tij dixhital” thotë Balla.
 
Deputeti i PS, thekson se Luli po vazhdon të bëjë si i shqetësuar për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës pa thënë ende asnjë fjalë për gjyqtarët dhe gjykatat që e liruan.
 
Ndërsa këtë po e bën për të mbuluar skandalin me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç.
 
Por Balla shprehet se kjo çështje nuk do të kalojë në heshtje, edhe pse Basha shpreson se do ta mbyllë prokuroria, ndërsa i drejton 5 pyetje publike kreut të opozitës

1. Lulzim Basha, ku e ke njohur ti Damir Fazlliçin dhe pse e solle në Shqipëri?
 
2. Lulzim Basha, a të ka sponsorizuar ty ky biznesmen serbo-boshnjak fushatën zgjedhore për deputet në vitin 2005?
 
3. Lulzim Basha, a ke ndërhyrë ti pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për rimbursimin nga shteti shqiptar të kompanisë "Croën Acquisitions" me 1.5 milionë Euro?
 
4. Lulzim Basha, a e ke thirrë ne vitin 2012 Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve në zyrë për rimbursimin me 3 këste?
 
5. Lulzim Basha, a ka qenë kunati yt Erjon Isufi administrator apo ortak i kompanisë "Croën Acquisitions"?

Nëpërmjet dy kompanive të tij “Crown Acquisitions” dhe “Alpha Shpk” të themeluara në Shqipëri, biznesmeni Damir Fazlliç, jo vetëm që ka mashtruar dy banka të nivelit të dytë, duke u marrë atyre një shumë prej 5 milion euro, por “viktimë” e këtij mekanizmi ka rënë dhe vetë shteti shqiptar, nga i cili Fazlliç ka përfituar 2 milion euro.
 
Një shifër e tillë ka dalë nga një raport i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila ka evidentuar se biznesmeni serbo-boshnjak, që njihet dhe si mik i ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kreut të PR Fatmir Mediu, ka përfituar nëpërmjet rimbulsimit të TVSH, shumën prej 2 milion euro.

Statusi i plotë i Taulant Ballës

Sivllau i Lulzim Bashës dhe këshilltari i Sali Berishës, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç ka përfituar 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH­-së nga Tatimet në Shqipëri.
 
Por Luli ende nuk po flet dhe as "babai" i tij dixhital.
 
Ky lajm është bërë publik, pothuajse në të njëjtën ditë kur Lulzim Basha protestonte në Durrës. Luli po vazhdon të bëjë si i shqetesuar për lirimin nga burgu të Lulzimit (Berisha), pa thënë ende asnjë fjalë për gjyqtarët dhe gjykatat që e liruan. Luli ende po fshihet pas Berishës (Lulzmit) dhe dyshimet janë se gjithë këtë e bën për të mbuluar sadopak sivllaun Damir.
 
Meqenëse Lulzimi (Basha), kujton se kjo cështje do të kalojë në heshtje, me shpresë se Prokuroria edhe mund ta mbyllë, po i bëjmë sot publikisht 5 pyetje:
 
1. Lulzim Basha, ku e ke njohur ti Damir Fazlliçin dhe pse e solle në Shqipëri?
2. Lulzim Basha, a të ka sponsorizuar ty ky biznesmen serbo-boshnjak fushatën zgjedhore për deputet në vitin 2005?
3. Lulzim Basha, a ke ndërhyrë ti pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për rimbursimin nga shteti shqiptar të kompanisë "Crown Acquisitions" me 1.5 milionë Euro?
4. Lulzim Basha, a e ke thirrë ne vitin 2012 Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve në zyrë për rimbursimin me 3 këste?
5. Lulzim Basha, a ka qenë kunati yt Erjon Isufi administrator apo ortak i kompanisë "Crown Acquisitions"?
 
Më poshtë permbledhje e vjedhjes së 1.5 milionë eurove nga Damir Fazlliç, me mbështetjen e Lulzim Bashës:
 
Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme, sipas Prokurorisë, ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005. Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos.

Pikërisht me këtë investim dyshohet se veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë. Nga verifikimet që janë bërë në terren për këtë rast, ka rezultuar se:

“Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët. Ata dokumentacionin në fjalë e kanë shoqëruar edhe me fotot përkatëse. Të gjitha shpenzimet e shoqërisë gjatë kësaj kohe janë konsideruar nga specialistët si false.

Sipas hetimeve, ka dalë se nga verifikimi i raportit të kontrollit është konstatuar se shoqëria ka kaluar edhe tri kontrolle të tjera më parë. Po ashtu nga ekspertët është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por edhe janë rimbursuar. Rimbursimet janë bërë në tri këste nga viti 2012 deri në vitin 2012 në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

Kjo përkthehet në një investim që duhej të ishte kryer në vlerën e 1 milion eurove, por që nga verifikimet del se nuk është kryer fare. Nga hetimet ka dyshime se situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSHsë është bërë për punë që realisht nuk janë bërë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet