Balla: 8 vjet në pushtet, PD dhe LSI dhanë 600 leje legalizimi në gjithë qarkun e Elbasanit

Elbasan-Drejtuesi Politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 6. Në fjalën e tij, Balla iu përgjigj kritikave të PD-së, të cilët pretendojnë se nuk është bërë asgjë në këto 8 vite, duke thënë se mjafton që të shohin depon e ujit që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën. Balla thotë se është një investim i rëndësishëm edhe për zonën e Krastës, që arrin vlerën e 3.5 miliardë lekëve, për të garantuar ujë të pijshëm 24 orë. 

“Siç mbajta fjalën me krahinën tonë të Shmilit, për rrugën që të shumëkush thoshte s'ka për tu bërë  kurrë, kjo këtu është shumë herë më e lirë dhe më e bëshme se ajo lart. E dyta meqë këta të Partisë Demokratike kishin bërë takim edhe thoshin “S’ka bërë asnjë punë”, mjafton të ngrejnë kokën si i themi ne tek Teqja e të shohin depon e ujit, që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën këtu, por edhe për zonën e Krastës, gati 3.5 miliard lekë për të garantuar që uji i pijshëm këtu të mos mungojë më kurrë. Investimi është në zbatim e sipër, kryetarin e Bashkisë e keni këtu”, tha Balla.

Ndërkaq, Balla shtoi se mbështetësit e PD duhet të kuptojnë që ka dy ekipe në fushë, ai i gjumit dhe ai i punës. Sipas tij, në 8 vjet qeverisje, PD dhe LSI dhanë vetëm 600 leje legalizimi.

"Ka dy ekipe në fushë: 1 ekip i gjumit dhe 1 ekip i punës. Kush do ekipin e gjumit t’i shkojë nga mrapa, por hajër s’ka për të bërë kurrë PD me atë ekip. Ndërkohë që ne jemi këtu për të çuar përpara plot investime, kjo zonë duhet të bëhet qytet se nuk është fare qytet, kjo zonë duhet të vazhdojë procesin e legalizimeve… Këta që thonë s’keni bërë asnjë punë, thojini vetëm një shifër: 8 vjet PD në pushtet bashkë me LSI-në, vetëm 600 leje legalizimi në gjithë qarkun e Elbasanit, 1 leje në dy ditë", shtoi Balla. 

Akuzat për Metën dhe Berishën nuk munguan, ku sipas tij ata janë bërë bashkë për të penguar reformën në drejtësi. Balla shtoi se këto zgjedhje janë vendimtare për drejtimin që do të marrë Shqipëria, teksa shtoi se vota në 25 prill duhet të shkojë për PS dhe Edi Ramën. 

"Këto zgjedhje janë se në çfarë drejtimi duhet të eci Shqipëria. Kush nuk e ka kuptuar akoma duhet të dijë një gjë: Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë jo se kanë hallin e kësaj rrugës tonë këtu, se as nuk e dinë ku bie por duan të pengojnë Reformen në Drejtësi. Këto zgjedhje nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, në këto zgjedhje rrezikojmë që gjithçka kemi arritur deri tani, të na kthehet mbrapsht. Thirrja ime është që për të gjitha këto që ne kemi bërë, që s’i kemi bërë si duhet, kjo është një votë për Edi Ramën, kjo është një votë që PS të vazhdojë ta ketë Elbasanin në qendër të vëmendjes dhe më shumë se sa e ka pasur. Atë që ka bërë Partia Socialiste në Vlorë, duhet ta bëjmë në Elbasan këtë 4-vjeçar të ri”, përfundoi Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Balla takim me gratë në Elbasan: Drejtësia e fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë (VIDEO)

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me gratë në Rajonin 5 në Elbasan.

Në fjalën e tij Balla tha se gratë dhe vajzat kanë parë tek Partia Socialiste më shumë përfaqësim, ndërsa shtoi se një drejtësi e fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë e tyre.

“E vërteta është që Elbasani deri në 2013-ën këtu ishte. Ne të gjithë biem dakord që nëse ka filluar një proces transformues i këtij qyteti, ka filluar pasi Edi Rama erdhi në krye të qeverisë. Gratë dhe vajzat e Elbasanit kanë parë tek PS një parti që u jep më shumë përfaqësim grave dhe vajzave. Është sot fakt që Shqipëria është në 5 vendet e para në botë për atë që unë e quaj barazia gjinore në përfaqësim.  Ne kemi 8 gra dhe 8 burra në përbërjen e Këshillit të Ministrave. Në këtë Parlament tashmë me ligj do të kemi 1/3 e Parlamentit me gra dhe vajza. Kur flasim për Reformën në Drejtësi, gratë dhe vajzat e mbështesin më shumë këtë Reformë. Një drejtësi e fortë, një shtet i fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë e grave. Në drejtësinë e vjetër, drejtësia fitohej vetëm duke paguar dhe gratë dhe vajzat e Elbasanit sot më shumë se kurrë duhet të mbështesin Edi Ramën që ka krijuar jo vetëm më shumë përfaqësim të drejtë për gratë, por që ka krijuar instrumentat e duhur ekonomikë për të mbështetur gratë”, tha Balla.

Ai theksoi se me politikën që ka ndërmarrë Partia Socialiste, 2/3 e shqiptarëve do të paguajnë zero taksa.

“Ne e dimë që rrogat minimale në Shqipëri i kanë gratë dhe me vendimin që ne morëm në fillim të këtij viti duke e çuar pagën 300 mijë lekë dhe me vendimin që kemi marrë që ta çojmë 400 mijë lekë në mandatin e ri, me kushtin që me PS të mos paguash asnjë taksë. Nëse largqoftë të vjen fallxhorja me Lulin do paguash taksën e sheshtë që ne i themi taksim i pandershëm. Luli dhe Monika thonë se duhet të paguajnë taksë të njëjtë edhe mësuesja edhe ministrja e Arsimit. Me këtë politikë që ne kemi marrë, 2/3 e shqiptarëve do paguajnë 0 taksa, vetëm 1/3 e qytetareve do të paguajë taksa dhe kjo është një politikë që u bë e domosdoshme për kushtet që erdhën. Jam shumë krenar që në krahun tim të djathtë është Evisi që është ministre e Arsimit, por nëse Elbasani na mbështet ashtu siç duhet, ne do të kemi jo një, por dy apo më shumë përfaqësues në qeverinë tonë. E fundit, por që është më e rëndësishmja, në fund të fletës së votimit është Partia Socialiste, rrofshi”, përfundoi Balla.

 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thoma Blana: 06/04/2021 05:55

    O taulant ik se le nam ,ore I ktheheni premtimeve qe beni ju ? Ne 2013 e kishit te paren legalizimet .per 300 dite perfundon legalizimet . Cna ben pralla cfar Ben te tjeret , ju ku jeni me premtime . Mos na hapni plag e na kujtoni legalizimet

    Përgjigju
  • Odeta: 06/04/2021 04:28

    Nga Rama, Gjiknuri, e deri te ky derrkuci Balla te gjithe kane nje te perbashket, dhembe te krrimbur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin