Balla: Argita po shton një kat në Lalz
Dashoja po i çon kondicionerët e rinj

Balla: Argita po shton një kat në Lalz<br />Dashoja po i çon kondicionerët e rinj
TIRANË – E rastësishme ose jo, Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Berisha ishte duke shtuar me shpejtësi një kat në vilën e saj të pushimit në Gjirin e Lalzit, pikërisht në kohën kur në Kuvend po diskutohej dhe miratohej Ligji i Legalizimeve dhe jashtë Kuvendit, po zhvillohej protesta e demokratëve.

Kështu ka deklaruar sot duke sjellë si provë dhe një fotografi, deputeti i PS-së Taulant Balla, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka shtuar edhe se "Kryekomunari i Lazaratit Dasho Aliko ka ardhur në protestë për t'i çuar në shtëpi, Berishës, kondicionerët e rinj.

Balla tha, duke treguar pamjet: “Saliu iku sepse e dinte që sot do të dalë edhe një lajm tjetër që është më i rëndë se ky. Dua t'i tregoj publikut, atyre që janë në protestë dhe që u lagën, këtë foto. Shikoni këtë godinë në një plazh tjetër të Shqipërisë, kjo foto është marrë pak minuta më parë. Kjo godinë në plazhin e bukur të Lalëzit, i përket Sali Berishës.

Gjatë kohës që protestohet këtu në Tiranë, gjatë kohës që mbahet peng parlamenti, tani aty po punohet me shpejtësi, duhet mbyllur sot ndërtimi i katit shtesë në shtëpinë e Argita Berishës dhe Sali Berishës në Lalëz, sepse sot parlamenti miraton ligjin për legalizimet dhe duhet mbaruar sot kjo ndërtesë dhe një kat shtesë i Saliut.

Protestoni ju në shi, sepse Saliu nuk e ka mendjen fare tek ju, e ka mendjen te kjo shtëpia që duhet mbaruar sot, duhet shtuar edhe një kat sepse miratohet sot ligji në parlament dhe nuk denjoi të qëndronte të diskutonte për atë që në fakt është një çështje themelore e ditës së sotme, është çështja e legalizimeve.

Jam shumë i sigurt që Saliu nuk ju tha se nga takimi me Dashon mori lajmin që Dasho ka çuar furgonin për t'i paguar kondicionerët shtëpisë së re të Saliut,”- përfundoi ai.

vila e argites ne lalz

vila e argites ne lalz
(Fotot e publikuara nga PS-ja: Vila e Argita Berishës në Gjirin e Lalzit dhe punimet që janë duke u bërë)

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim