Balla:Basha-Kryemadhi aleancë
kundër Reformës në Drejtësi

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, e ka cilësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit si themelin e Reformës Zgjedhore. Balla shkruan në ‘Facebook’ se bojkoti i sotëm i opozitës në tryezën e diskutimit për këtë çështje, ku e pranishme ishte dhe OSBE, është një lajm i keq.

Sipas tij, Luli, Monika dhe të tjerë janë aleanca kundër Reformës në Drejtësi, duke shtuar se zbatimi i kësaj reforme dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë janë binarët e punës në Kuvend.

“Garantimi votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është themeli i Reformës Zgjedhore👍🇦🇱🇪🇺. Aleanca kundër Reformës në Drejtësi (Luli, Monika&co) është kundër🙈!? Bojkoti i sotëm në tryezën e OSBE, lajm i keq.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë, janë binarët e punës tonë në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Balla.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë