Balla: Basha qesharak, do ta
heqim edhe nga Bashkia e Tiranës

Balla: Basha qesharak, do ta<br />heqim edhe nga Bashkia e Tiranës
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar sot Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha  per sjelljet e tij jo dinjitoze përsa i përket deklaratave të tij të some për shpërthimet në Tiranë.

Deputeti socialist, Balla, që në krye të radhës në komentin e tij në Facebook i drejtohet: "O Lul po ku je mer trim?" dhe vijon: ".. Ore mos ta kanë bërë me qëllim që të tallet me ty gjithe dynjaja e facebook-ut siç po tallen? Se nuk ta harrojne jo Albana, Genc Ruli e kompania antibojkot që i le gjashtë muaj rrugëve për tullën e Genc Strazimirit! Harroje se t'a harrojnë dhe siç e sheh sa i vjen rasti te çojnë në drejtim të paditur që të dalësh edhe me kallam se ç'je në syte e miletit... Megjithese s'ke pasur shumë faj sot se e ke pasur mendjen ke bombat e Tiranës që nxorre Palokën dhe dole edhe vete me vrap ta ndash gëzimin me kriminelet! Po si s'te vjen turp more burrë që del e bën kllounin e Saliut për të mbeshtetur krimin duke sharë perditë ata që e luftojne krimin? Apo ta ka mbushur mendjen baca Sali qe do rrëzoni Edi Ramën me bombat e rrugeçërve dhe me revolten e hajduteve të dritave?!".

"Aq shume ta ka mbushur mendjen sa të ka ikur mendja fare deri në pikën që të shkosh të kërkosh ndihma ne të thatë për një fshat që nuk ka pasur asnjë përmbytje or Lul?! Hajde Luli hajde, kallam e shkuar kallamit me këto të sotmet! Ore ti thefsh qafën se nuk me bëhet vone ne fund fare, po kush e duron prapë bacen Sali në krye të partise! Apo s'e ke kuptuar akoma që deri në qershor mban kandili yt në zyrën e drejtorit të Shqupit?", shkruan Balla.

Me tej, Balla ironinë e tij e bën edhe me thumbuese, madje provokative kur shprehet: "Po po, ja ta them une, deri ne qershor kur dyshja Rama - Meta të të nxjerrë mbështjellë me flamurin e PD nga zyra e bashkise dhe të pakten treçerekut të bashkive dhe partia të kerkojë bacën". /ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë