Balla: Basha të përgjigjet për
marëdhënien me Shullazin në 2011

Balla: Basha të përgjigjet për<br />marëdhënien me Shullazin në 2011
TIRANE - Taulant Balla në një dalje publike për mediet ka pyetur publikisht kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për marrëveshjen që ai kishte me Emiljano Shullazin në kohën kur ky i fundit në 2011 prishte takimet elektorale të Partisë Socialiste.  

Duke iu referuar deklaratave të Partisë Demokratike në lidhje me aksionet e fundit të ndërmarra nga qeveria për luftën ndaj krimit, Balla tha se para se Basha të dalë e të flasë duhet që të përgjigjet publikisht për marrëdhënien që ai ka me Emiljano Shullazin.

Personalisht Lulit dua  t’i bëj një pyetje. Përpara se të dalë të flasë për çdo gjë tjetër duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.  Pse Emiljano Shullazi në emër të Lulzim Bashës, prishte takimet elektorale të PS-së në vitin 2012? Ç’përgjigje ke ti Lulzim Basha?Çfarë marrëdhënieje kishit ju në kohën kur ishe ministër i brendshëm dhe kandidat për Bashkinë e Tiranës?  Pa i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje nuk ke asnjë të drejtë të baltosësh Policinë e Shtetit”, - u shpreh Balla.

Më poshtë deklarata e plotë e Taulant Ballës

Nuk ka asnjë opozitë, në asnjë vend të botës që të lumturohet kaq shumë sa Partia Demokratike, sa herë krimi godet. Dhe nuk ka asnjë opozitë, në asnjë vend të botës, që të pezmatohet kaq shumë sa Partia Demokratike kur krimi goditet nga policia. 
Ky është rasti fatkeq i opozitës në Shqipëri.

Jo më larg se një javë më parë bota e errët e krimit kërcënoi familjen e Ministrit të Brendshëm, pikërisht për vendosmërinë që po luftohet krimi. Por Partia Demokratike jo vetëm që nuk shprehu as solidaritetin më njerëzor me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, por vrapoi ta akuzonte atë personalisht në mënyrë të turpshme dhe të padëgjuar më parë. 
Janë ende të freskëta deklaratat e Partisë Demokratike kur merrte në mbrojtje prodhuesit dhe trafikantet e drogës në Lazarat, teksa policia e çlironte fshatin dhe ringriti shtetin. 
Janë ende të freskëta sulmet monstruoze në drejtim të policisë, vetëm dhe vetëm pse zbuloi dhe asgjësoi një laborator të sofistikuar droge në Elbasan.

Natyrshëm që na vjen keq për nivelin ku ka rënë opozita dhe përsëri sot i kujtojmë drejtuesve të Partisë Demokratike se vendi ka nevojë për një opozitë që inkurajon dhe mbështet forcat e policisë në luftën kundër krimit dhe të solidarizohet me policinë sa herë krimi godet. Sepse në fund të fundit, krimi nuk ka ngjyrim politik. Ai duhet luftuar, në emër të qytetarëve.
Viti 2014 ishte viti i parë që rikthen jo vetëm besimin në institucionet e Shtetit Shqiptar por edhe në Policinë e Shtetit. 
2014 ishte viti i parë ku Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike.

Shifrat ju i dini, e gjithë fushata kundër kultivimit të lëndëve narkotike, shënoi kulmin me aksionet si në Lazarat, në Dukagjin, në Tiranë, në rrethinat e Tiranës dhe në disa zona të nxehta të vendit duke shkulur dhe asgjësuar rrënjët e lëndëve narkotike që ishin mbjellë si vazhdim i të njëjtës histori që vazhdonte prej vitesh, e vitesh e nuk luftohej nga askush.
Vetëm vitin e kaluar u shkatërruan të ardhura kriminale nga duart e botës së krimit në vlerën e mbi 7 miliardë euro. Kjo sigurisht ka çuar në sekuestrimin e aseteve kriminale të botës së krimit. Kjo sigurisht ka shpëtuar jetë njerëzish që deri dje e kishin të kollajtë në vendin tonë apo në vendet e BE të siguronin lëndë narkotike dhe kjo sigurisht e ka renditur vendin tonë në vendet që e ka shumë seriozisht luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër kjo tregon dështimin konstant të institucioneve dhe të qeverive të shkuara për të luftuar këtë fenomen deri në momentin kur ne nisëm këtë betejë dhe kjo është më e pakta sepse më e shumta është bashkëpunimi i errët i botës së krimit me botën e politikës për të lejuar situatën katastrofike që gjetëm në shtator 2013.

Pyetja që shtrohet është pse PD del e para dhe bën akuza monstruoze kundër shtetit, në mbrojtje të kriminelëve. 
Në PD thonë se Lulit ia ka mbushur mendjen Sali Berisha që mund ta rrezojë Edi Ramën me bombat e rrugeçërve dhe me revoltën e hajdutëve të dritave?! Aq shumë ia ka mbushur mendjen sa i ka ikur mendja fare deri në pikën që shkoi të kërkonte ndihma në të thatë për një fshat që nuk ka pasur asnjë përmbytje?!

Tashmë është kuptuar që deri në Qershor mban kandili i Lulit ne zyrën e drejtorit të Shqupit. 
Sot dua t’i drejtoj personalisht Lulzim Bashës një pyetje. Lulzim Basha përpara se të bëjë më akuza të tjera kuturu, duhet ti japë përgjigje kësaj pyetje. Emiliano Shullazi në emër të Lulzim Bashës në vitin 2011 prishte takimet elektorale të Partisë Socialiste.

Çfarë marrëveshje kishe ti Lulzim me këtë person, që e përdore për të prishur mitingjet e opozitës kur ti ishe Ministër i Brendshëm dhe kandidat i Saliut për Kryetar të Bashkisë së Tiranës? 
Pa i dhënë përgjigje kësaj pyetje, nuk ke asnjë të drejtë morale apo politike, të baltosësh Policinë e Shtetit dhe Qeverinë aktuale.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera