Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka takuar ditën e sotme anëtarë dhe faktorë të rëndësishëm të Partisë Socialistëve gjatë viteve 1992-1996. Kështu Balla, ka mbledhur ditën e sotme në një fotografi të postuar në Instagram, anëtarë dhe drejtuesë të grupit parlamentar të PS-së së asaj kohe.
Dallojnë në foto socialistët e vjetër si Hetem Ruka, Servet Pëllumbi e Namik Dokle, por edhe anëtarë të vjetër që vazhdojnë të jenë pjesë e grupit dhe skenës politike si kryeparlamentari Gramoz Ruçi, deputeti Anastas Angjeli, ministri i Diasporës Pandeli Majko e deputeti Musa Ulqini. Shumë prej tyre janë figura që kanë shenjuar në historinë e parlamentit dhe krijimin e demokracisë në Shqipëri.