Balla: Berisha 'djalli' ngriti kokën sot, turp i madh që erdhi i bëri gjyqin drejtësisë në Kuvend, ai duhet të ikë! Ende nuk është thirrur për dosjet e tij

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi fjalën e Sali Berishën në Kuvend duke thënë se guxoi të ngrinte kokën për të thënë se drejtësia nuk e bëri detyrën e vet ndërsa nuk është thirrur ende për të dhënë përgjigje për asnjë dosje.

"Është keqardhje e madhe që sot të identifikoje mes radhëve e fjalimeve një anetemi brutal të drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend. E dini kush është djalli, non grata. Shkoi deri në atë pikë sa i mori emër për emër të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përjashtoi vetëm Krajën por të gjithë të tjerët i mori me radhë.

Sot djalli ngriti përsëri kokën, tha drejtësia nuk po bën detyrën e vet. Keqardhje e madhe në fakt për foltoren e Kuvendit, për Kuvendin e Shqipërisë që djalli ngriti krye, keqardhje edhe për prokurorinë speciale antikorrupsion që djalli sot nuk ju zuri me gojë sepse ka në institucionin tuaj dosje më shumë se ç'janë faqet e librave të shenjtë.

Djalli ka një numër të konsiderueshëm dosjesh dhe ende nuk është thirrur qoftë në njërën prej tyre. Djalli nuk foli për inceneratorin e Gërdecit ku ministrat raportonin te i biri i djallit. Sot djalli i erdhi i bëri gjyqin drejtësisë, turp i madh. Nuk është turp për ne, ne mazhoranca e kemi thënë, e kemi bërë standard qëndrimin tonë sa herë bëhet akuzë ndaj një përfaqësuesi të PS. PS nuk do të jetë zyrë avokatie.

Djallin e hoqëm nga drejtësia, por kemi punë për ta hequr nga Parlamenti. Që do e heqim do e heqim, është çështje kohe. Djalli këtu brenda do largohet. Sa kohë që partneri ynë, SHBA thotë se është një person që akuzohet për korrupsion të nivelit të lartë, këtu në Shqipëri, SPAK ende po kërkon prova. Provat janë aty. Unë jam një prej tyre që të dërgoj pafund prova. Më kanë thënë që kanë regjistruar një çështje për kompleksin Partizani. 

Luftoi Gaz Bardhi që djalli të merrte fjalën e të shante Lul Bashën. Ky është konkluzioni i debatit sot. Me përpjekjen e paepur të Gazit, Saliu mori fjalën dhe foli për pallatin e Lulit që në vlerësimin tim, kushdo edhe nga qeveria ime, e PS që dëmshpërblen pallatin e Lul Bashës, duhet të përballet me drejtësinë. Ishte gënjeshtra e radhës e djallit për të hapur tymnajë brenda zjarrit që po djeg PD", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin


/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë