Balla: Berisha e Imami të përgjigjen
për avionët nga baza e Gjadrit

Balla: Berisha e Imami të përgjigjen<br />për avionët nga baza e Gjadrit
TIRANE- Akuzat e opozitës për trafik droge nga strukturat e Forcave të Armatosura kanë ngjallur reagimin edhe të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, Ballla tha se “ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes duhet të përgjigjen për avionët që janë ngritur nga baza e Gjadrit”.
 
Deputeti socialist thekoi se trafiku është zhvilluar në kohën e qeverisjes PD-së, konkretisht nga tetori 2012- mars 2013.

"Gjithçka ka ndodhur në tetor 2012 deri në mars 2013, kur Kryeministër ishte Sali Berisha dhe Ministër i Mbrojtjes Arben Imami. Meqenëse të dy këta prej javësh kanë lëshuar akuza në drejtim të Forcave të Armatosura, a mund të përgjigjen sot dhe të thonë, a kanë pasur informacion mbi këta avionë që fluturonin e uleshin pa leje, në kohen e qeverisjes së tyre, duke abuzuar me strukturat e ushtrisë dhe duke përdorur emrin e institucioneve të inteligjencës?

Përse ish Kryeministri Berisha dhe ish ministri i Mbrojtjes Imami nuk morën asnjë masë atëherë për të mos lejuar trafikun e lëndëve narkotike? Përse Berisha dhe Imami nuk morën asnjë masë për të mos lejuar uljen dhe ngritjen e avionëve privat të paautorizuar nga baza e Gjadrit?

Dhe çka është më e rëndësishmja, përse oficeri i ushtrisë që ishte dëshmitar i ngjarjes së uljes së avionëve, pas raportimit tek eprorët e tij u urdhërua të mos fliste më për këtë çështje? Përse ky oficer, pasi dëshmoi për uljen e avionëve u urdhërua të largohej nga baza e Gjadrit, ku shërbente prej kohesh? Është koha që Sali Berisha dhe Arben Imami të flasin e të përgjigjen për gjithçka ata dinë", tha deputeti Balla. 

REAGIMI I PLOTE I TAULANT BALLES
Gjetjet e komisionit hetimor të cilat u bënë publike ditën e djeshme hedhin dritë mbi disa të vërteta të hidhura të qeverisë së kaluar.

Për periudhën tetor 2012 deri në mars 2013 ekzistojnë dëshmi të plota të faktit se në aeroportin e Gjadrit uleshin e ngriheshin avionë të pa-licensuar e të pa-autorizuar, përmes të cilëve dyshohet se transportohej lëndë narkotike.

Oficerët të cilët kanë qenë duke patrulluar zonën dhe që kanë parë me sytë e tyre avionët që furnizoheshin me karburant teksa në to ngarkoheshin pako të mbështjella me natriban, jo vetëm që nuk janë dëgjuar nga eprorët e tyre, por janë urdhëruar të mos raportojnë e të mos pengojnë avionët teksa uleshin e ngriheshin Gjadër.

Madje, çmenduria ka arritur deri aty, sa njëri prej ushtarakëve që ka guxuar të raportoje uljen e avionëve është kërcënuar dhe më pas e kanë larguar nga aeroporti i Gjadrit dhe duke i dhënë një detyrë të re, larg ngjarjeve për të cilat kishte qenë dëshmitar okular.

Gjithçka ka ndodhur në tetor 2012 deri në mars 2013, kur Kryeministër ishte Sali Berisha dhe Ministër i Mbrojtjes Arben Imami.

Meqenëse të dy këta prej javësh kanë lëshuar akuza në drejtim të Forcave të Armatosura, a mund të përgjigjen sot dhe të thonë, a kanë pasur informacion mbi këta avionë që fluturonin e uleshin pa leje, në kohen e qeverisjes së tyre, duke abuzuar me strukturat e ushtrisë dhe duke përdorur emrin e institucioneve të inteligjencës?

Përse ish Kryeministri Berisha dhe ish ministri i Mbrojtjes Imami nuk morën asnjë masë atëherë për të mos lejuar trafikun e lëndëve narkotike?

Përse Berisha dhe Imami nuk morën asnjë masë për të mos lejuar uljen dhe ngritjen e avionëve privat të paautorizuar nga baza e Gjadrit?

Dhe çka është më e rëndësishmja, përse oficeri i ushtrisë që ishte dëshmitar i ngjarjes së uljes së avionëve, pas raportimit tek eprorët e tij u urdhërua të mos fliste më për këtë çështje? Përse ky oficer, pasi dëshmoi për uljen e avionëve u urdhërua të largohej nga baza e Gjadrit, ku shërbente prej kohesh?

Është koha që Sali Berisha dhe Arben Imami të flasin e të përgjigjen për gjithçka ata dinë.  

Pasi për periudhën tetor 2012 - mars 2013, kur në qeverinë e drejtonte opozita e sotme, përgjegjësinë e mban vetëm Berisha dhe Imami.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit