Balla:Berisha harxhonte 36 mijë $
më shumë se Rama për në SHBA

Balla:Berisha harxhonte 36 mijë $<br />më shumë se Rama për në SHBA
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke marrë fjalën sot në Kuvend ndërsa diskutohet buxheti faktit i vitit 2013, tha se është hera e parë në pesë vite që një qeveri rishikon buxhetin me rritje. “Për 5 vite qeveria e Berishës bënte parashikime tej mundësive reale të shtetit shqiptar.

Paratë përdoreshin për propagandë elektorale”, u shpreh Balla. Sipas tij, në këto pesë vite Berisha ka dhënë zero lek për personat me aftësi të kufizuar.

Duke marrë shkas nga vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në SHBA, deputeti socialist krahasoi shpenzimet e kreut te qeverise dhe stafit që e shoqëron, me ato që bënte për të njëjtin udhëtim ish-kryeministri Sali Berisha

“Për të njëjtën vizitë Rama harxhon 3.4 herë më pak se stafi i Berishës. Nuk e dimë se në çfarë hotelesh rrinin ata, por vetëm nga një vizitë kursehen 36 mijë dollarë, imagjinoni vetë për më shumë”, deklaroi Balla sot në Kuvend.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.fShqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim